BEI rrit limitin e huadhënies - Trefishohet financimi për mbrojtjen evropiane
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet vjetore të huadhënies së Bankës Evropiane të Investimeve në 100 miliardë euro këtë vit dhe të trefishojnë financimin për industrinë e mbrojtjes.
Tavani i ri i shpenzimeve vjetore prej 100 miliardë eurosh është më shumë se 10 miliardë euro mbi shumën që BEI dha hua vitin e kaluar dhe 5 miliardë më i lartë se vlera 95 miliardë euro që u vendos si objektiv në fillim të vitit.
Kjo gjithashtu do t'i lejojë Bankës të trefishojë financimin për projekte të lidhura me mbrojtjen. Shuma do të rritet me 3.5 miliardë euro, nga 1 miliard euro vitin e kaluar dhe do të jetë ndjeshëm mbi 2 miliardë eurot që kishte paralajmëruar se do të shpenzoheshin në janar.
Institucionit i ndalohet të investojë drejtpërdrejt në armë ose municione, por mund të japë hua për të ashtuquajturat qëllime "përdorimi të dyfishtë", siç janë sistemet GPS ose ndërtesat dhe infrastruktura për bazat ushtarake.
Banka ka miratuar financimin për një bazë të tillë në Lituani pranë kufirit me Bjellorusinë, ku trupat gjermane do të vendosen në tokë të huaj për herë të parë që nga ushtria naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Kreditimi i rritur i Bankës Evropiane të Investimeve do të kanalizojë paratë edhe në fusha të tjera, thanë burimet, duke përfshirë inovacionin teknologjik dhe energjinë e rinovueshme.
Zyrtarët e BE-së theksuan se banka, tashmë huadhënësi më i madh shumëpalësh në botë, pritet të investojë 70 miliardë euro në zhvillimin e firmave evropiane të teknologjisë gjatë tre viteve të ardhshme. Programi, i quajtur Tech EU, synon të ndihmojë Evropën të konkurrojë me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara në garën për teknologji të përparuar, duke përfshirë superkompjuterët, robotikën dhe inteligjencën artificiale. Ata shpresojnë që paratë të mobilizojnë 250 miliardë euro të tjera financim nga investitorët privatë për të mbështetur startup-et dhe sipërmarrjet me rrezik më të lartë.

Pse Banka e Zhvillimit ka një rol kyç për Shqipërinë? - Që prej hartimit, projektligji ka qenë subjekt i një sërë ndryshimesh
Banka Shqiptare e Zhvillimit ka qenë një prej risive më rëndësishme të këtij viti. Siç e thotë edhe vetë emri, kjo Bankë do të ketë për synim kryesor nxitjen......

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar pasi hakerat iranianë ndërmorën një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Ky......

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti: 99% e atyre që pajisen me kontratë pune e rinovojnë atë
Nga momenti i aplikimit për të punuar e deri tek pajisja me një leje, një të huaji i duhen 4-6 javë për të punuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri.......

Turizmi rrit vizitat në institucione e artit dhe kulturës/ Tërheqin rreth 788 mijë turistë, më e vizituara kalaja e Gjirokastër
Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2024, janë organizuar gjithsej rreth 1,282 shfaqje dhe premiera në të gjitha institucionet kryesore të artit. Bilanci......

Trump i jep “frymëmarrje” TikTok- Shtyn afatin për shitjen e aplikacionit në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjati deri më 17 shtator afatin për ByteDance me seli në Kinë për të shitur asetet amerikane të......

Sa investuan bashkitë për banor?- Buxheti nis me 10 euro për frymë. Kamza, më “dorëlëshuara”!
Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve. Por si kanë shpenzuar......

Inspektorati i Punës në aksion, 14 mijë kontrolle- Shkelje në vendin e punës? 1596 masa administrative
Në 5 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer gjithsej 3764 inspektime në subjekte të ndryshme. Ndërkohë sipas shifrave zyrtare, gjatë këtyre......

4 tenderë për blerje energjie në 2 javë- KESH shpenzon 14 mln euro për qershorin, fatura për 2025-ën arrin në 52 mln euro
Rritja e kërkesës për energji për shkak të temperaturave të larta dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të......