Europa Postuar më 6 Nëntor 2025, 09:28

BE “zbut” objektivat klimatikë - Ministrat arrijnë marrëveshje për të reduktuar emetimet me 85% deri në 2040

Nga Kristi Ceta

BE “zbut” objektivat klimatikë - Ministrat arrijnë

Ministrat e mjedisit të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje që zbut objektivin e propozuar për vitin 2040 për reduktimin e emetimeve. Ata gjithashtu vendosën një plan të ri klimatik për vitin 2035.

Pas negociatave maratonë që zgjatën dy ditë, ministrat miratuan në mënyrë unanime planin e shumëpritur të klimës, duke shpëtuar bllokun nga turpi ndërkombëtar i paraqitjes “duarbosh” në samitin COP30 këtë muaj.

Plani, që është një kërkesë në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, vendos një objektiv të ri për të ulur emetimet e BE-së midis 66,25% dhe 72,5% nën nivelet e vitit 1990 deri në 2035.

Ky plan nuk ka fuqi ligjore, por përcakton drejtimin e politikës klimatike të BE-së për pesë vitet e ardhshme. Shkalla e uljes është e ngjashme me një deklaratë joformale që blloku paraqiti në një samit në Nju Jork në shtator.

Ndër të tjera, ministrat miratuan një objektiv ligjërisht të detyrueshëm për reduktimin e emetimeve në BE me 85% deri në vitin 2040. Marrëveshja kërkon që një reduktim shtesë prej 5 për qind të arrihet duke zhvendosur pjesërisht kufizimet e ndotjes jashtë vendit, përmes blerjes së krediteve ndërkombëtare të karbonit.

Ministrat gjithashtu mbështetën një klauzolë të gjerë rishikimi që i lejon BE-së të rishiko

jë objektivin e vitit 2040 në të ardhmen, nëse politika klimatike ka ndikime negative mbi ekonominë e bllokut. Pakti parashikon gjithashtu një vonesë njëvjeçare për zbatimin e tregut të ri të karbonit për ngrohje dhe emetimet e automjeteve, që pritet të nisë në vitin 2027.

Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Polonia nuk mbështetën marrëveshjen e vitit 2040, ndërsa Bullgaria dhe Belgjika abstenuan.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat