Europa Postuar më 7 Mars 2025, 12:55

BE vonon shkëputjen nga energjia ruse - Blloku, në pritje të një marrëveshjeje SHBA-Rusi për Ukrainën

Nga Kristi Ceta

BE vonon shkëputjen nga energjia ruse - Blloku, në pritje të

Bashkimi Evropian do të shtyjë propozimin e shumëpritur për t'u dhënë fund lëndëve djegëse fosile dhe teknologjisë bërthamore të Moskës. Kjo vjen ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërkon të normalizojë marrëdhëniet me Rusinë dhe të imponojë versionin e tij të paqes në Ukrainë.

Puna për reduktimin e varësisë nga energjia ruse është në vazhdim, por nuk do të paraqitet këtë muaj siç ishte planifikuar, tha një zyrtar i lartë i BE-së.

"Ne ende po ecim përpara me Udhërrëfyesin, por koha ka ndryshuar pas zhvillimeve të fundit gjeopolitike. Data do të komunikohet në kohën e duhur," u shpreh ai.

Një agjendë e përgatitur nga Komisioni Evropian konfirmon në mënyrë të ngjashme se plani nuk do të prezantohet më vonë këtë muaj, siç ishte komunikuar fillimisht.

Komisioneri i Energjisë Dan Jørgensen ishte zotuar se do të sillte propozime konkrete për eliminimin e naftës, gazit dhe karburantit bërthamor rus nga sistemet energjetike të BE-së brenda 100 ditëve të para të mandatit të ti, një afat që tani nuk do të zbatohet.

Bashkimi Evropian po zhvillon aktualisht bisedime me administratën Trump, që pritet të rrisë importet e gazit amerikan, ndërsa bisedimet e fundit dypalëshe të Uashingtonit me Rusinë kanë shtuar pasiguri mbi marrëdhëniet e ardhshme ekonomike midis Kremlinit dhe Perëndimit.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund të kishim reduktuar varësinë nga Rusia pa energjinë e SHBA-së”, tha Jørgensen. “Ata kanë qenë miqtë tanë dhe shpresoj, sigurisht, që ne do të vazhdojmë të mbetemi miq,” shtoi ai.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat