Europa Postuar më 19 Korrik 2025, 09:52

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë - Paketa e 18-të, goditja më e ashpër në sektorët kyç

Nga Alida Lula

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë - Paketa e 18-të,

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një paketë të 18-të sanksionesh për Rusinë. Kjo paketë, synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë dhe vjen në përgjigje të refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë. Këto sanksione të reja përfshijnë, ndër të tjera, një ulje të pragut të çmimit për naftën bruto ruse, e cila tani është vendosur në pak mbi 45 dollarë për fuçi, 15% më e ulët se çmimi mesatar i tregut të një fuçie nafte ruse, sipas këtyre burimeve. Pragu ishte vendosur më parë në 60 dollarë për fuçi, një çmim që konsiderohet shumë i lartë duke pasur parasysh çmimet aktuale të naftës.

“Bashkimi Evropian sapo ka miratuar një nga paketat më të ashpra të sanksioneve kundër Rusisë deri më sot”- tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Të 27 anëtarët e BE-së duhet të mbështesin sanksionet e reja përpara se ato të mund të zbatohen. Sllovakia e kishte bllokuar paketën, duke përmendur shqetësime në lidhje me importet e saj të gazit dhe pranoi të hiqte veton e saj pasi mori garanci.

Bratislava e përdori këtë veto për të ushtruar presion mbi Komisionin Evropian që të garantonte furnizimet e saj me gaz, në një kohë kur BE-ja po kërkon të ndalojë plotësisht importet e gazit rus deri në vitin 2027.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat