BE, ulen vendet e punës në industrinë diellore - Punësimi pëson tkurrje për herë të parë në dekadën e fundit
Punësimi në industrinë diellore të Bashkimit Evropian arriti një nivel rekord vitin e kaluar, por po pëson rënie në vitin 2025. Megjithatë, tkurrja e vendeve të punës në sektorin diellor këtë vit mund të jetë vetëm e përkohshme, sipas raportit më të fundit të SolarPower Europe.
Zgjerimi i punësimeve të gjelbra në Evropë vazhdoi në vitin 2024, me sektorin diellor të BE-së që arriti një rekord prej 865,000 vendesh pune. Rritja prej 5% në këtë sektor e tejkaloi atë prej vetëm 0.8% të tregut të përgjithshëm të punës në bllok, sipas raportit.
Rreth 86% e vendeve të punës ofrohen nga sektori i instalimit të paneleve diellore. Punësimi në industrinë diellore do të përballet me një rënie të përkohshme prej 5% në vitin 2025, duke arritur në 825,000 vende pune, për shkak të instalimeve më të ngadalta dhe sfidave në prodhim.
Megjithatë, raporti pret që forca punëtore në sektorin diellor të zgjerohet gjatë viteve të ardhshme dhe të arrijë në 916,000 vende pune deri në 2029.
“Për herë të parë në një dekadë, rritja e vendeve të punës në sektorin diellor është ndalur. Nuk mund ta injorojmë këtë sinjal paralajmërues. Udhëheqësit e BE-së kanë mundësinë të stabilizojnë tregun, të mbështesin prodhuesit evropianë të paneleve diellore dhe të forcojnë strategjinë e zhvillimit të aftësive,” deklaruan burime zyrtare të SolarPower Europe.
Arsyeja kryesore për rënien këtë vit është ngadalësimi në sektorin e energjisë diellore rezidenciale. Pjesa e fuqisë punëtore në sektorin e paneleve diellore në çatitë e shtëpive ka rënë gjatë tre viteve të fundit, nga 73% në vitin 2022, në 59% vitin e kaluar, dhe pritet të bjerë në 56% deri në 2029, sipas raportit.
Gjatë vitit 2024, Gjermania mbeti në krye për sa i përket punësimit, me rreth 128,000 vende pune direkte dhe indirekte me kohë të plotë. Megjithatë, ky nivel ra nga 154,000 pozicione të regjistruara në vitin 2023, pavarësisht zgjerimit të instalimeve të reja.
Spanja u rendit e dyta me 122,000 vende pune me kohë të plotë. Ndërsa Italia shënoi rritje të konsiderueshme, duke u renditur e treta në BE, me tregun e punës në sektorin diellor që kaloi 100,000 punëtorë.

“Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet” - Zhvillohet takimi konsultativ me grupet e interesit!
Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”.......

“Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor” - BB: Krijimi i vendeve të punës, thelbësor për të mbështetur rritjen
Në Raportin e Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore thekson se, gjatë këtij viti rritja u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu......

“Kërkesa e huaj rriti ekonominë shqiptare” - Raporti i BB: Zbatimi më i shpejtë i reformave do të shtojë të ardhurat për frymë
“Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes së turizmit, sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit ishin nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike në anën e ofertës, duke......

Siguria e furnizimit me energji në vend/ MIE: Projektligj për rezerva strategjike të naftës. Autoritet i posaçëm menaxhimi!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të......

Rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të vlerës këtë të martë duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Trump dhe G7 shtojnë presionin ndaj Turqisë - A mund të heqë dorë Ankaraja nga energjia dhe gazi rus?
Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Donald Trump kërkoi që Turqia të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia. Po ashtu, kohët e......

Pagesa “cash”, apo me kartë? - Vendet që përdorin më shumë paratë fizike në Evropë
Sipas një ankete të Bankës Qendrore Evropiane, përqindja e pagesave me para në dorë vazhdon të bjerë, ndërsa përdorimi i metodave digjitale po zgjerohet. Por......

Përmbyllet faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve: 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin!
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur me sukses fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë......