“BE të integrojë tregun e energjisë” - FMN kërkon bashkëpunim mes shteteve për të rritur konkurrencën globale
Kompanitë e Bashkimit Evropian mund të bëhen më konkurruese ndaj rivalëve të tyre amerikanë dhe kinezë nëse paguajnë më pak për energjinë. Ky qëllim mund të arrihet falë bashkëpunimit të qeverive për të investuar dhe për të integruar tregun e fragmentuar të energjisë të BE-së, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Rritja e konkurrencës ekonomike të Evropës është një prioritet për bllokun 27-vendësh, ndërsa lufton në garën për teknologji të reja miqësore ndaj klimës kundër Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Sfida është bërë shumë më e ashpër pas rënies së importeve të lira të gazit nga Rusia, si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022, duke i bërë kompanitë e BE-së të paguajnë dy herë më shumë se rivalët e tyre amerikanë për energjinë elektrike. Disavantazhi konkurrues për Evropën ishte veçanërisht i dukshëm në industritë me energji intensive si kimikatet, çeliku dhe prodhimi i aluminit.
Në një dokument të përgatitur për bisedimet e ministrave të financave të BE-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se integrimi i tregut të energjisë në BE jo vetëm që do të ulë çmimet, por gjithashtu do të përmirësojë sigurinë energjetike të bllokut dhe do të ndihmojë në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit.
Çmimet e energjisë elektrike ndryshojnë brenda 27 vendeve të BE-së, duke sjellë fragmentime në treg. FMN tha se fragmentimi mund të rregullohej nëse vendet do të tregtonin më shumë energji elektrike përtej kufijve dhe do të rrisnin kapacitetin e rrjeteve ndërkufitare.
Sipas Fondit, vendet që importojnë dhe eksportojnë energji elektrike mund të hezitojnë të tregtojnë më shumë përtej kufijve, pasi shtetet që prodhojnë elektricitet me kosto të ulët, shpesh i rezistojnë integrimit në rrjet nga frika se çmimet e brendshme do të rriten. Nga ana tjetër, vendet me kosto të lartë mund të hezitojnë të hapin tregjet e tyre ndaj importeve më të lira të energjisë elektrike, pasi kjo mund të dëmtojë prodhuesit vendas.
FMN tha se nëse 27 qeveritë e BE-së integrojnë tregjet e tyre të energjisë, ato mund të kursejnë rreth 40 miliardë euro në vit si bllok dhe të tërheqin investitorë.
Sondazh

Shqiptarët tërhoqën më shumë para’ nga bankomati - BSH: Në janar-nëntor 2024 u tejkalua rekordi i transaksioneve të vitit 2023
Pavarësisht se në nëntor ka pasur një rënie të transaksioneve të realizuara përmes bankomateve, në 11 muaj është tejkaluar rekordi i vitit 2023. Në periudhën......

Avantazhet dhe disavantazhet e kabllove nënujorë - Studimi/ Linja energjetike me Italinë sjell më shumë fleksibilitet për Shqipërinë
Nga transporti i energjisë elektrike në mënyrë tradicionale përmes shtyllave tek kabllot nënujorë. Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Italisë dhe......

“Kujdes nga faqet e rreme që kërkojnë të dhëna bankare!” - Apeli i Shoqatës së Bankave: Mos tregoni kuriozitet ndaj ofertave joshëse në internet
Janë identifikuar raste të vjedhjes së llogarive bankare të qytetarëve nga faqe të rreme në internet. Deri më tani, personat që fshihen pas këtye mashtrimeve......

3.7 milionë lekë gjoba për abuzimin me të dhënat - Komisioneri, 16 vendime dhe 20 rekomandime në 2024-ën
Qytetarët shqiptarë po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë sa i takon mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe mos lejimin e shkeljes së......

“Oligarkia në SHBA po kërcënon demokracinë” - Biden paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në vend
Presidenti Joe Biden mbylli një karrierë politike gjysmëshekullore me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, duke shpresuar lënien e një trashëgimie......

Inflacioni global, i lartë deri në 2028 - Ekonomistët parashikojnë norma mbi objektivat e bankave qendrore
Ekonomistët presin që inflacioni global të mbetet i lartë të paktën deri në vitin 2028, sipas një sondazhi të ri që mund të shtojë shqetësimet e......

Bitcoin arrin mbi 106,000 USD - Vlera e kriptomonedhës është rritur mbi 50% që pas zgjedhjeve në SHBA
Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 106,000 dollarë të hënën pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump sugjeroi se ai planifikon të krijojë një rezervë......

Suedia planifikon të heqë shtetësinë personave që kërcënojnë sigurinë kombëtare!
Suedia po planifikon të ndryshojë kushtetutën e saj për të hequr shtetësinë nga shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë që marrin pasaportat e tyre me mashtrim......