Europa Postuar më 11 Shtator 2025, 19:45

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin, Von der Leyen flet për sanksione

Nga SCAN TV

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin, Von der Leyen flet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor "Gjendja e Bashkimit Evropian" që mbajti para Parlamentit Evropian në Strasburg pezullimin e mbështetjes financiare për Izraelin dhe sanksionimin e ministrave "ekstremistë" izraelitë dhe të kolonëve të dhunshëm.

"Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur ndërgjegjen e botës. Njerëz të vrarë ndërsa lypin ushqim. Nëna që mbajnë në krahë foshnje të pajetë. Këto pamje janë vërtet katastrofike." - tha von der Leyen, duke shtuar  "Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë për Izraelin."

Sa u përket sanksioneve ndaj anëtarë të qeverisë izraelite, fjala është ndër të tjerë për ministrin e Financave, Bezalel Smotrih dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, të cilët janë vetë kolonë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe avokatë të fortë të vazhdimit dhe të zgjerimit të ngulimeve të paligjshme izraelite në rajon.

Gjithësesi Presidentja e Komisionit Evropian tha se jo të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë në të njëjtën linjë me propozimet e saj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat