BE, subvencione të reja për fermerët - Programi fokusohet te kursimi i ujit, përshtatja me ndryshimet klimatike
Komisioni Evropian do të ofrojë subvencione të reja për fermerët që investojnë në shpërdorimin e reduktuar të ujit, kur programi i madh i subvencioneve bujqësore të bllokut të rinovohet.
Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) e Bashkimit Evropian për subvencionet bujqësore vlen rreth 387 miliardë euro, rreth një e treta e buxhetit të përgjithshëm të bllokut për vitet 2021-2027. Vendet e BE-së po përgatiten për negociata të vështira më vonë këtë vit, për buxhetin e tyre të ardhshëm pas vitit 2027.
Një draft propozim për të adresuar presionin intensiv mbi furnizimin me ujë të Evropës nga industria dhe ndryshimet klimatike, thotë se Politika Bujqësore e ardhshme do të përfshijë "paketa tranzicioni" të reja fondesh për fermerët për të përmirësuar menaxhimin e ujit.
"Komisioni do të përfshijë Paketa Tranzicioni që synojnë të mbështesin dhe shpërblejnë fermerët që angazhohen në ndryshime transformuese dhe strukturore për të përmirësuar performancën mjedisore dhe klimatike të pronave të tyre, duke përfshirë edhe një menaxhim më të mirë të ujit", thuhet në draft.
Subvencionet mund t'i ndihmojnë fermerët të paguajnë për kultura bujqësore më rezistente ndaj thatësirës, ose mjete të sakta ujitjeje që shpenzojnë më pak ujë se strukturat tradicionale.
Bujqësia është një nga sektorët më të prekur nga ndryshimet klimatike. Fermerët e Evropës tashmë po vuajnë nga thatësira dhe përmbytjet në rritje, që kanë shkaktuar dëme të mëdha në drithërat dhe frutat.
Në të njëjtën kohë, BE ka lehtësuar masat e tjera mjedisore në bujqësi, si përgjigje ndaj protestave të fermerëve për rregullat e bllokut, që sipas tyre janë shumë të rrepta. Komisioni Evropian propozoi reduktimin e kushteve mjedisore në subvencionet ekzistuese bujqësore të BE-së, si pjesë e planeve për të ulur burokracinë e për të ndihmuar fermerët.
Drafti i strategjisë së ujit nënvizoi se Banka Evropiane e Investimeve do të rrisë gjithashtu shpenzimet e saj për investime në këtë sektor. Këto do të përfshijnë rivendosjen e ekosistemeve si ligatinat, që mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga përmbytjet. Drafti pritet të publikohet në muajin qershor.
Sondazh

Çfarë është Komuniteti Politik Europian? Shqipëria, në qendër të Europës. Tirana priti samitin politik
Në kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, i cili është një forum ndërqeveritar që synon të nxisë dialogun......

Bizneset në treg të lirë energjetik - Sasia e furnizuar nga FMF ra me 45%, vitin që vjen dalin klientët e tensionit 6 kV
Dalja e bizneseve në tregun e lirë energjetik solli uljen e sasisë së energjisë të furnizuar nga FSHU, nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas......

Gjermania pranon kërkesën e Trump - Përkrah thirrjen e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve ushtarake të NATO-s
Gjermania mbështeti kërkesën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të dyfishuar objektivin e shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së. "Ne......

Rama: Europa na do pranë saj! - Çfarë diskutuan liderët e kontinentit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian?
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka mirëpritur samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Edi Rama, në tryezën e diskutimit me liderët e......

BYD hap fabrikën e parë në Evropë Gjiganti kinez i makinave elektrike “zbarkon” në Hungari
Gjiganti kinez i makinave elektrike BYD do të hapë së shpejti fabrikën e tij të parë evropiane në Hungarinë jugore, me plane për të prodhuar automjete......

Trump “kontrollon” vendimet e Biden - 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re
Administrata Trump njoftoi se do të kryejë një auditim prej afërsisht 15 miliardë dollarësh grantesh. Këto grante u dhanë për projekte të rrjetit elektrik......

Sa para’ u shpërndanë për skemën e investimeve? - Disbursimi në nivel të ulët, vijon edhe në këtë vit
Disbursimi i fondeve për skemën e re të investimeve në bujqësi të vënë në jetë në fund të vitit të kaluar nuk ka ecur sipas pritshmërive. Referuar raportit......

Shtohet numri i makinave, por bien regjistrimet e reja/ Volkswagen dhe Mercedes kryesojnë listën e preferencave
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në......