Europa Postuar më 19 Mars 2025, 11:27

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj “Big Tech” mund të rrisin tensionet me SHBA-në

Nga Kristi Ceta

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj

Komisioni Evropian do të marrë vendimet për të caktuar nëse Apple, Meta dhe Google shkelin ligjet e BE-së për konkurrencën digjitale. Këto vendime mund t'i godasin kompanitë me gjoba deri në 10 përqind të të ardhurave të tyre në mbarë botën.

Javët e fundit, Akti i Tregjeve Digjitale të bllokut është vënë nën kritika të vazhdueshme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili tha se ai zhvat kompanitë amerikane jashtë shtetit. Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar tarifa shtesë në përgjigje të rregullores teknologjike të BE-së.

Por një afat i paluajtshëm që skadon më 19 mars e detyron Komisionin t'i thotë Apple saktësisht se si duhet t'i hapë produktet dhe shërbimet e tij ndaj rivalëve.

Normalisht, kjo do të ishte e pakontestueshme; një hap procedural për të bërë që një kompani të jetë në përputhje me një ligj të ri. Por çdo vendim për të censuruar Big Tech rrezikon të zemërojë Trump.

Pas kësaj, gjërat bëhen më serioze, pasi Komisioni fillon të përballet me afatet për të përfunduar hetimet e shumta njëvjeçare të mospërputhjes kundër Apple, Meta dhe Google.

Zyrtarët e BE-së kanë premtuar në mënyrë të përsëritur se vendimet do të vijnë së shpejti, të paktën për Apple dhe Meta, të nxitura nga ankesat nga përdoruesit si Epic Games dhe Spotify, të cilët thonë se përpjekjet e pajtueshmërisë nga Big Tech deri më tani janë të dobëta.

Blloku aktualisht ka gjashtë raste të hapura kundër Apple, Meta dhe Google për mospërputhje me pjesë të ndryshme të Aktit. Ndërsa hetimet teknikisht duhet të përfundojnë brenda një viti, këto afate kohore nuk janë të përcaktuara. Objektivi kryesor është Apple, që përballet me tre hetime për mospërputhje me Aktin e Tregjeve.

Javën e ardhshme, Komisioni do të finalizojë një nga këto hetime, në lidhje me rregullat e Apple për aplikacionet. Zhvilluesit e aplikacioneve pretendojnë se rregullat aktuale i pengojnë ata në mënyrë të padrejtë që t'i largojnë klientët nga sistemi i pagesave të Apple dhe tarifat që kompania u ngarkon zhvilluesve.

Radha do të vijë mbi rregullat e Meta-s në lidhje me pagesat apo lejet e veprimit, të cilat Komisioni duhet t'i përfundojë në javët e ardhshme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat