BE propozon kuota për industrinë e çelikut - Kërkon bashkëpunim me SHBA-në për të shmangur tarifat
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë negociatat me Shtetet e Bashkuara për vendosjen e një sistemi kuotash doganore me tarifa të diferencuara, për të shmangur taksat ekzistuese të larta prej 50% për çelikun dhe aluminin. Shoqata Evropiane e Çelikut shtoi se një marrëveshje e tillë do të ndihmonte edhe për bashkëpunimin kundër kapaciteteve të tepërta prodhuese të Kinës në këtë sektor.
Sistemet e kuotave lejojnë që një sasi e caktuar çeliku dhe alumini të importohet me tarifa të ulëta ose zero, ndërsa çdo sasi shtesë tatohet me taksa shumë më të larta.
"Kuotat janë mundësia e vetme që kemi me SHBA-në. Nuk janë zgjidhje perfekte, por të paktën na lejojnë të eksportojmë. Ndërsa tani, kjo është bërë pothuajse e pamundur," thonë ekspertët e sektorit.
Ky sistem u vendos gjatë administratës Biden për të zëvendësuar tarifat 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, të vendosura nga administrata e parë e Donald Trump. Marrëveshja lejonte deri në 3.3 milionë ton çelik dhe 384,000 ton alumin nga BE të futeshin në SHBA pa taksa doganore, me tarifat që zbatoheshin vetëm për sasitë shtesë. Megjithatë, pas rikthimit të tij në detyrë, Presidenti Trump i riktheu tarifat prej 25%, të cilat u rritën në 50% në qershor dhe u zgjeruan më 19 gusht për të përfshirë rreth 400 produkte të përpunuara të çelikut.
Pas javësh përplasje mbi tarifat që prekën të gjitha produktet industriale të BE-së, SHBA dhe blloku arritën një marrëveshje që vendos taksa 15% për mallrat evropiane, me përjashtim të çelikut dhe aluminit. Megjithatë, në një deklaratë të përbashkët, palët shprehën synimin për të bashkëpunuar në "mbrojtjen e tregjeve të tyre të brendshme nga tejmbushja e kapaciteteve, duke siguruar njëkohësisht zinxhirë të qëndrueshëm furnizimi mes tyre, edhe përmes zgjidhjeve të bazuara në kuota tarifore."
Analistët thonë gjithashtu se SHBA dhe BE duhet të bashkohen në luftën kundër kapaciteteve të tepërta të Kinës në sektorin e çelikut. Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, vitin e kaluar kishte një kapacitet të tepërt global në prodhimin e çelikut prej 600 milionë tonësh, ndërsa deri vitin tjetër kjo shifër pritet të arrijë në 720 milionë tonë.
Kina po subvencionon industrinë e saj të çelikut dhe kjo ka sjellë një tepricë kapaciteti prej mbi 500 milionë tonësh. Kur Trump vendosi tarifat 25% në mars, ato u neutralizuan nga produktet kineze me çmime shumë të ulëta, çka shpjegon edhe arsyen pse më vonë SHBA i rriti masat në 50%.

Vetëm 3 shtete të NATO-s përmbushin objektivin e ri - Të gjitha vendet anëtare do të arrijnë pragun e vjetër të shpenzimeve këtë vit
Të gjitha vendet anëtare të NATO-s do të arrijnë objektivin e vjetër të shpenzimeve për mbrojtje prej 2% të PBB-së këtë vit, por vetëm tre shtete aktualisht......

“Deri në 9 vjet burg për evazion fiskal” - Kodi i ri Penal për bizneset. Kush nuk paguan tatimet në kohë rrezikon 1 vit burg
Bizneset që operojnë në vend duhet të jenë më të kujdesshëm në aktivitetin e tyre pasi Kodi i ri Penal i hedhur për konsultim publik vë në shënjestër çdo......

Muzhaqi: Rekord aplikimesh në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës shënoi një interes të jashtëzakonshëm këtë vit, me 3,314 të rinj që aplikuan, duke regjistruar numrin më të lartë të......

Bonot 12-mujore, yield-i sërish në rënie - Norma mesatare e interesit zbriti në 2.6% në ankandin e fundit
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor vijon rënien. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.6%. Kështu,......

Bie prodhimi i energjisë elektrike - Prill-qershor, INSTAT: Importet u rritën, ndërsa eksportet shënuan rënie
Tremujori i dytë i vitit nuk ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë elektrike, pasi situata hidrike ndikoi në rënien me 4.6% të prodhimit......

Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim - Estetistja: Vajzat heqin dorë nga diplomat, u drejtohen “thonjve e qerpikëve “
“Shumë vajza të cilat kanë mbaruar studimin e lartë këtu në Shqipëri, heqin dorë nga shkollat në të cilat ato kanë bërë dhe i drejtohen fushës së estetikës,......

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u dhanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në......

Shqipëria, një makinë për çdo derë/ Harta e motorizimit në vendin tonë. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas
Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë......