BE planifikon të reduktojë importet e çelikut me 15% - Synon të mbrojë industrinë nga konkurrenca e pandershme, pasojat e tarifave
Komisioni Evropian prezantoi një plan veprimi për industrinë e çelikut dhe metaleve. Në një sektor të karakterizuar nga konkurrenca e fortë ndërkombëtare, ekzekutivi evropian planifikon të shtrëngojë kuotat e importit, duke synuar reduktimin me 15%.
“Për disa vite, kapacitetet e tepërta globale, veçanërisht në Azi, kanë goditur rëndë porositë e fabrikave tona”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Stéphane Séjourné, ndërsa prezantoi një plan veprimi për industritë e çelikut dhe metaleve, duke shtuar: “Ky është prioriteti numër një: Ne duhet të mbrojmë fabrikat tona të çelikut nga konkurrenca e huaj e pandershme, ngado që mund të vijë”, theksoi ai.
Që kur amerikanët vendosën një tarifë prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, Bashkimi Evropian ka qenë i shqetësuar se do të shohë më shumë kapacitete të tepërta globale të çelikut që vërshojnë në tregun e tij. Në vitin 2018, gjatë një mosmarrëveshjeje tregtare me administratën e parë Trump, BE prezantoi një masë mbrojtëse për të kufizuar importet e çelikut. Që atëherë, kjo është rinovuar disa herë.
Nga prilli e në vazhdim, Komisioni do të rrisë këto kuota për të marrë një reduktim të mëtejshëm prej 15% të importeve. Ajo gjithashtu ka njoftuar se do të paraqesë një zëvendësim të klauzolës mbrojtëse, që do të skadojë në vitin 2026, në tremujorin e tretë të 2025.
Plani i veprimit për çelikun dhe aluminin përfshin gjithashtu një hetim mbi aluminin në tregun e BE-së për masa të mundshme mbrojtëse. "Evropa duhet të jetë një lojtar global i çelikut, jo një shesh lojrash," paralajmëroi Stéphane Séjourné.
Për të mbrojtur tregun e saj nga konkurrenca e pandershme globale, BE planifikon gjithashtu të prezantojë një rregull për importet e metaleve. Blloku duhet të parandalojë importuesit e huaj që të anashkalojnë masat e mbrojtjes tregtare, të tilla si masat antisubvencionim, duke kryer fazën përfundimtare të procesit të prodhimit në një vend të tretë që nuk u nënshtrohet masave, përpara dërgimit në BE.
Sipas rregullit të ri, Komisioni do të jetë në gjendje të veprojë kundër vendit ku metali është shkrirë fillimisht për të eliminuar mundësinë e ndryshimit të origjinës së produktit metalik duke kryer transformim minimal.
Sondazh

130 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit - Rriten të ardhurat në janar-shkurt. Udhëheqin pagat dhe konsumi
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 117.3 miliardë lekë në muajin Shkurt ose 102.4 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,......

“1FUTURE”, plani i BE-së kundër ndryshimeve klimatike - Universitetet shqiptare, në “aksion” për një të ardhme të qëndrueshme
Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale, ndaj institucionet ndërkombëtare po ndërmarrin hapa për ta bërë këtë sfidë sa më të menaxhueshme për......

Google “goditet” nga rregullat e BE-së - KE akuzon kompaninë për favorizimin e shërbimeve të saj
Kompania mëmë e Google, Alphabet, u godit me dy akuza për shkelje të rregullave të BE-së, ndërsa rregullatorët e konkurrencës vazhdojnë lëvizjet e tyre......

“23 pagesa digjitale për frymë në 2024” - Sejko: Inovacioni po transformon shërbimet financiare me ritme të shpejta
Një nga ndikimet më të dukshme të inovacionit në shërbimet financiare të Shqipërisë është transformimi digjital i pagesave dhe i bankingut. Vendi ynë po......

“Revolucioni i robotëve humanoidë po afron” - CEO i Nvidia-s paralajmëron përdorimin e tyre në industrinë e prodhimit
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang beson se robotët humanoidë mund të përdoren gjerësisht në më pak se pesë vjet në industrinë e prodhimit. Huang zbuloi detaje të......

12.9 milionë euro nga shfrytëzimi i plazheve - Cila nga 6 bashkitë bregdetare mblodhi më shumë të ardhura?
Bashkitë bregdetare kanë rritur arkëtimet nga tarifa e shfrytëzimit të plazheve nga subjektet private, megjithatë nën potencialin e tyre. Referuar të......

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër - Janar-shkurt, 77% e mjeteve te reja janë elektrike
Mjetet green po vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,......

“Xhiro” me taksi, më lirë në Amerikë se në Shqipëri/ Numbeo na rendit në vend të 6-të në botë dhe të 3-të në Europë si më të shtrenjtët
Sipas platformës Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në botë për tarifën fikse të taksive, duke u pozicionuar mes 127 vendeve me çmim të lartë për......