Europa Postuar më 18 Shkurt 2025, 10:15

BE planifikon bllokimin e importeve - Disa produkte ushqimore nuk do të lejohen, për të mbrojtur fermerët vendas

Nga Kristi Ceta

BE planifikon bllokimin e importeve - Disa produkte ushqimore nuk do të

Bashkimi Evropian planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore të prodhuara me standarde të ndryshme, për të mbrojtur fermerët evropianë.

Komisioni Evropian do të diskutojë gjatë javës për të eksploruar kufij më të mëdhenj të importit, sipas tre zyrtarëve, një veprim që do të rriste tensionet me partnerët tregtarë. Objektivat e hershëm mund të përfshijnë kulturat e SHBA-së, të tilla si soja, të cilat rriten duke përdorur pesticide që fermerët e BE-së nuk lejohen t’i përdorin.

Disa ditë më parë, Trump sulmoi vendet që kishin bllokuar produktet amerikane, duke përfshirë BE-në. Ai ka kërcënuar me tarifa për ata që nuk ndryshojnë politikën e tyre.

Komisioni ka kundërshtuar prej kohësh thirrjet nga Franca dhe shtetet e tjera anëtare për trajtim reciprok, duke argumentuar se mund të jetë në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Institucioni lejon vetëm kufizime mbi baza shkencore që nuk diskriminojnë importet.

BE ndalon shumë pesticide sepse ato dëmtojnë bimët ose kafshët, edhe pse agjencia e vet shëndetësore ka vendosur që disa janë të sigurta për t’u konsumuar në nivele të ulëta. Një substancë e tillë është parakuati, një herbicid i ndaluar në BE, por i përdorur në SHBA në kulturat bujqësore, duke përfshirë sojën.

Pesticide Action Network Europe, gjeti pesticide të tilla dhe insekticide neurotoksike që vrasin bletët në shumë importe, sipas një raporti të publikuar në fillim të këtij muaji.

Komisioni do të përfshijë gjithashtu standarde më të larta të mirëqenies së kafshëve, në marrëveshjet e ardhshme tregtare.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat