BE përgatit “stafin” e mbrojtjes - Synon të trajnojë 600,000 punëtorë për të luftuar mungesën e aftësive

Bashkimi Evropian deklaron se rreth 600,000 persona do të aftësohen ose riaftësohen për industrinë e mbrojtjes deri në vitin 2030, pasi sektori po has vështirësi të rekrutojë me ritmin e nevojshëm për të përmbushur kërkesat e rirarmatosjes.
Plani për aftësim është pjesë e disa masave të prezantuara nga Komisioni Evropian në kuadër të planit për Transformimin e Industrisë së Mbrojtjes. Ai përfshin gjithashtu një Platformë të Talenteve për të mbështetur praktikantët në ndërmarrjet e vogla e të mesme të mbrojtjes.
“Duhet të sigurojmë aftësitë që na duhen për ushtrinë,” tha një zyrtar i Komisionit në kushte anonimiteti. “Kjo po bëhet një pengesë kryesore, pasi të gjithë aktorët e mbrojtjes po nxitojnë të prodhojnë produkte gjithnjë e më novatore dhe mungesa e aftësive ka krijuar konkurrencë të fortë brenda industrisë.”
Bashkimi Evropian po nxiton të rirarmatoset, kryesisht me pajisje të prodhuara në Evropë, para fundit të dekadës, kur vlerësohet se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë një tjetër vend evropian. Por një nga problemet kryesore mbetet mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Pas një rënieje shumëvjeçare, tregu i punës në industrinë europiane të mbrojtjes filloi të rritet sërish në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në 2023, industria e mbrojtjes në BE gjeneroi rreth 581,000 vende pune. Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes të publikuara këtë vit treguan se, megjithëse kërkesat për punësim janë ulur nga kulmi i fundvitit 2022, ato mbeten 41% mbi nivelet e 2021.
Megjithatë, plani i fundit i Komisionit paralajmëron se hendeku në fuqi punëtore dhe aftësi “kërcënon aftësitë operacionale të sektorit dhe rrjedhimisht ndikon në sigurinë e BE-së”. Për të mbyllur hendekun, blloku dëshiron të krijojë një program të Garancisë së Aftësive, për të ndihmuar “punëtorët në sektorin e automobilave, që rrezikojnë papunësinë, të kalojnë në sektorë strategjikë në rritje, si mbrojtja”, thuhet në dokument.
Masat synojnë “aftësimin e rreth 12% të fuqisë punëtore ekzistuese në mbrojtje dhe hapësirë çdo vit dhe riaftësimin e 600,000 personave për industrinë e mbrojtjes deri në vitin 2030.” Komisioni kërkon gjithashtu të krijojë një Platformë të Talenteve për Industrinë e Mbrojtjes, për të mbështetur praktikat përmes një sistemi kuponësh. Skema pilot parashikon dhënien e 300 kuponëve për studentët.
Cilat janë projektet për mbrojtjen nga përmbytjet? - 15 prej tyre janë vazhdim, buxheti financon rehabilitimin për 10 km argjinatura
Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive, me pasoja në përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme ekonomike për familjeT shqiptare. Por cilat......
87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz - OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit
OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e dy fiderave te rinj nga n/stacioni Kashar 110/20 kV dhe rikonstruksion i kabinave ekzistuese, me fond......
APD: Performanca 10-mujore e Portit të Durrësit, volumet tregtare rriten me 7.2 %
Porti i Durrësit ka vijuar trendin pozitiv të performancës edhe gjatë dhjetëmuajve të vitit 2025, duke konfirmuar rolin e tij të konsoliduar në transportin......
“Mali i Zi duhet të forcojë stabilitetin ekonomik” - FMN paralajmëron rreziqe të mëdha fiskale, bën thirrje për reforma
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje reale të PBB-së prej 3.2% në vitin 2025. Inflacioni mesatar pritet të mbetet i......
Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat e tjera?
Dollari amerikan ka regjistruar një rikuperim të vlerës nga dita e djeshme duke fituar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe është shitur......
“Bankat evropiane, të jenë gati për tronditje të mëdha” - BQE paralajmëron rrezikun e krizave të mundshme në vitet e ardhshme
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se bankat e eurozonës duhet të përgatiten për goditje të paparashikueshme që mund të shkaktojnë pasoja të gjera për......
Pasuria e familjeve greke, mbi 1 trilion euro - Rimëkëmbja pas krizës sjell 200 miliardë euro shtesë
Pasuria e familjeve në Greqi ka pësuar një rimëkëmbje të jashtëzakonshme që nga viti 2022, me asetet që kanë rikuperuar një pjesë të madhe të humbjeve të......
Shtetet e pasura po tërhiqen nga zhvillimi global - Studimi: Reduktohen ndihmat financiare. Në fokus, forcimi i mbrojtjes
Shumë nga vendet më të pasura të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, po tërhiqen nga angazhimet e tyre për zhvillim global, sipas një......





