BE nënshkruan partneritet të ri me Kanadanë - Marrëveshja synon të forcojë lidhjet e sigurisë dhe tregtisë
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit transatlantik me nënshkrimin zyrtar të një partneriteti sigurie dhe mbrojtjeje në një samit të përbashkët në Bruksel.
Marrëveshja synon bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes dhe është një hap drejt pjesëmarrjes së Kanadasë në programin e ri masiv të prokurimit të mbrojtjes së kontinentit, i njohur si ReArm Europe.
Kryeministri Mark Carney, që udhëtoi në Bruksel për samitin, po kërkon më shumë mundësi për prokurimin e mbrojtjes, ndërsa Kanadaja kërkon të zvogëlojë varësinë e saj tregtare dhe të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.
"Ne do të ndërtojmë marrëdhënie tregtare me partnerë që mendojnë si ne, partnerë të besueshëm," tha Carney në një konferencë shtypi pas samitit.
"E ardhmja e tregtisë e përfshin bashkëpunimin në mbrojtje," shtoi Carney, duke thënë se disa aleatë të NATO-s po ndjekin "një politikë industriale aleate që do të na bëjë më të fortë. Kjo është e ardhmja e tregtisë, jo një diskutim i ngushtë mbi tarifat," u shpreh ai.
Lidhur me bisedimet tregtare me SHBA-në, Carney tha se është përqendruar në arritjen e "marrëveshjes së duhur" gjatë dritares së negociatave 30-ditore. Pas samitit të fundit të G7, Presidenti amerikan Donald Trump shprehu një mbështetje të vazhdueshme për tarifat, duke pranuar se Carney ka një "koncept të ndryshëm" të tregtisë.
Lideri kanadez u takua me Presidentin e Këshillit Evropian António Costa dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në samit, përpara se të nënshkruhej marrëveshja përfundimtare. Von der Leyen i tha Carney-t se kishte ardhur “midis miqve". Ajo tha se Kanadaja dhe BE janë dy demokraci të forta që i bashkojnë lidhje historike dhe një partneritet tregtar "dinamik, i drejtë dhe i hapur".
Kreu i Komisionit Evropian tha se BE dëshiron jo vetëm të rikonfirmojë miqësinë dhe partneritetin me Kanadanë, por edhe t’i japë tjetër formë. Ajo tha se kjo është marrëveshja më gjithëpërfshirëse e arritur ndonjëherë.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Kanadaja dhe BE do të zhvillojnë një "dialog vjetor për sigurinë dhe mbrojtjen" që përfshin zyrtarë të lartë. Marrëveshja gjithashtu i angazhon të dy partnerët për të zgjeruar bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës, duke përmirësuar lëvizshmërinë ushtarake kanadeze në Evropë dhe duke rritur bashkëpunimin detar në rajone me "interes të ndërsjellë" si Indo-Paqësori.

“Objektivi 5% i NATO-s, një hap gjigant” - Rutte: Aleanca do të investojë për mbrojtjen ajrore, blerjen e mijëra tankeve
Objektivi i NATO-s për të zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e......

Rama takohet me Rutte në Hagë/ NATO angazhohet për ndërtimin e terminalit ushtarak në portin e ri të Durrësit
Kryeministri Edi Rama është takuar në Hagë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike. Gjatë këtij......

Puna nga shtëpia, si renditen vendet evropiane? - Pandemia ka ndryshuar modelet tradicionale të punësimit
Përhapja e punës nga shtëpia ndryshon ndjeshëm përgjatë Evropës, e lidhur me faktorë kulturorë dhe ekonomikë. Mbretëria e Bashkuar ka shkallën më të lartë të......

Kush po e zbulon Shqipërinë tani? Rritje befasuese e hyrjeve nga Izraeli dhe India
Në periudhën Janar-Maj 2025, Shqipëria ka parë një rritje totale prej 3.9% të hyrjeve të të huajve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo......

3.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë në 5 muaj/ Kryesojnë hyrjet nga rajoni i Europës. Rriten vizitat për arsye biznesi
Gjatë muajit maj, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 1,676,222 milionë shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......

Bypass-i i Tiranës, hapen tenderët për ndërtimin - Fondi limit 6 mld lekë, segmenti do të lidhë dy autostrada pa hyrë në Tiranë
Me një fond limit prej 6 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 tenderë për ndërtimin e bypass-it të Tiranës. Kontratat përfshijnë ndërtimin e......

AKSK apel qytetarëve: Njoftim i rremë në emër të TIA-s, mos bini pre e mashtrimit!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj postimeve mashtruese që përdorin emrin e......

Dronë për të zbuluar minatorët e paligjshëm - Afrika përdor teknologjinë për të mbështetur industrinë e arit
Ndërsa dielli i pasdites perëndon mbi minierën e arit në Tarkwa, Ganën Jugperëndimore, tre burra lëshojnë një dron, kamerat e të cilit skanojnë sipërfaqen e......