BE, në negociata me Trump - Cili shtet evropian do të prekej më shumë nga tarifat amerikane?
Gjermania dhe Irlanda dallohen si dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave më të larta të SHBA-së. Brukseli po punon drejt një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin, mes kërcënimeve se tarifat e ardhshme farmaceutike mund të arrijnë deri në 200%.
Kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një tarifë të re prej 25% për importet e automjeteve dhe pjesët e makinave në prill, Gjermania u identifikua si vendi i BE-së me më shumë humbje. Sipas vlerësimit të organizatës kërkimore Bruegel me bazë në Bruksel, tarifat mund të kushtonin 0.4% të PBB-së së Berlinit në planin afatgjatë.
Sipas një raporti, dëmi për ekonominë evropianë mund të jetë afërsisht 0.3% e PBB-së së BE-së, në varësi të rezultatit të negociatave. Kjo krahasohet me rritjen reale të PBB-së prej 1.1% që pritet në bllok në vitin 2025, sipas parashikimit të Komisionit Evropian.
Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara ishin partneri më i madh për eksportet e mallrave të BE-së, duke përbërë 20.6% të të gjitha eksporteve të mallrave të saj jashtë bllokut. Produktet farmaceutike përbëjnë 15% të eksporteve në SHBA. Ato pasohen nga sektori i automobilave.
Derisa të ketë më shumë sqarime mbi tarifat e mundshme të SHBA-së për produktet e sektorit farmaceutik, "sektori i automobilave do të jetë më i prekshëm ndaj tarifave të SHBA-së, pasi nuk ka ndonjë përjashtim të madh të planifikuar", shprehen analistët. Industria e makinave është goditur me një tarifë prej 25% në muajin prill. "Vetëm tarifat mund të shkurtojnë rreth 8% nga vëllimet totale të tregtisë së BE-së gjatë pesë viteve të ardhshme," specifikojnë ekonomistët.
Vendet evropiane më të rrezikuara përfshijnë Gjermaninë, Irlandën, Italinë, Francën dhe Holandën. Ekonomia gjermane mbështetet tek eksportet, të nxitura nga sektori i automjeteve të vendit. Pothuajse një e katërta (22.7%) e totalit të eksporteve gjermane shkojnë drejt SHBA-së. Berlini pritet të goditet më rëndë nga tarifat amerikane, në raport me shtetet e tjera.
Lidhur me ndikimet afatgjata, Irlanda do të jetë një nga vendet më të prekura, pasi më shumë se gjysma e eksporteve të mallrave të saj (53.7%) shkojnë drejt tregut amerikan. Nëse sektori farmaceutik do të goditet me tarifa, Irlanda do të jetë ekonomia e BE-së më e rrezikuar, shpjegojnë analistët.

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen brenda të hënës!
Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë......

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë
Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Rama me krerët e bashkive: Në qytetet me fluks turistësh, ka dal në pah dobësia e pushtetit vendor
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në BE. Në......

Shtohet numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit/ MM: 37 të raportuara, 4 ende aktive
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në......

Nga ndihma ekonomike, tek integrimi në punë - Riformatohet skema sociale. Mbështetje me punësim për familjet në nevojë
Në prioritetet e buxhetit afatmesëm 2026- 2028, në fushën e mbrojtjes sociale synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë......

Rama: Forcojmë me ligj rolin e arkitektit, jo më ujë dhe drita për ndërtimet pa leje!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në......

AIPS “lëviz” 2.9 miliardë euro në 6 muaj/ Rreth 22% më shumë transferta në monedhën europiane se në 2024
Sistemi AIPS-EURO po konfirmon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një kanal strategjik për transfertat e mëdha në euro në Shqipëri. Sipas të dhënave......

‘Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore’ - Gonxhja: 74% rritje krahasuar me vitin 2023!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike sot statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të......