Europa Postuar më 25 Shkurt 2025, 12:37

BE “ndihmon” Rusinë më shumë se Ukrainën! - Në 2024, shpenzoi më tepër për lëndët djegëse ruse se për të financuar Kievin

Nga Kristi Ceta

BE “ndihmon” Rusinë më shumë se Ukrainën! -

Bashkimi Evropian po shpenzon më shumë para për lëndët djegëse fosile ruse sesa për ndihmën financiare drejt Ukrainës, sipas raportit të fundit.

BE bleu 21.9 miliardë euro naftë dhe gaz rus në vitin e tretë të luftës, sipas vlerësimeve të Qendrës së Kërkimeve për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, pavarësisht përpjekjeve për të reduktuar varësinë e kontinentit ndaj karburanteve që financojnë luftën e Vladimir Putin.

Shuma është një e gjashta më e madhe se 18.7 miliardë eurot që BE i ndau Ukrainës në ndihma financiare në vitin 2024, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore.

Në vitin kalendarik 2024, BE shpenzoi 39% më shumë për importet ruse të lëndëve djegëse fosile se sa për Ukrainën. Shifra e ndihmës nuk përfshin kontributet ushtarake apo humanitare.

Studiuesit thanë se kishte një hendek të madh midis sasisë së ndihmës që vendet kishin mobilizuar për Ukrainën në krahasim me luftërat e kaluara, me donatorët evropianë që shpenzonin mesatarisht më pak se 0.1% të PBB-së në vit.

Sipas ekspertëve, shumë vende ishin më bujare në konfliktet e kaluara. Gjermania, për shembull, mobilizoi shumë më shumë ndihmë, dhe më shpejt, për çlirimin e Kuvajtit në 1990/91, sesa për Ukrainën në një periudhë të krahasueshme kohore.

Raporti zbuloi gjithashtu se Rusia fitoi 242 miliardë euro nga eksportet globale të karburanteve fosile në vitin e tretë të pushtimit të Ukrainës, me të ardhurat që nga fillimi i luftës që shkojnë rreth 1 trilion.

Rusia merr deri në gjysmën e të ardhurave të saj nga taksat e sektorit të naftës dhe gazit dhe ka kërkuar të anashkalojë sanksionet duke lëvizur karburantet me një "flotë hije" cisternash të vjetra dhe të pasiguruara. Anijet e panjohura janë përgjegjëse për transportin e rreth një të tretës së të ardhurave të saj nga eksportet e karburanteve fosile.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat