“BE mund të përballet me recesion” - FMN parashikon që inflacioni të arrijë në 5%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se BE duhet t'u përgjigjet goditjeve energjetike me politika të disiplinuara që mbrojnë grupet vulnerabël dhe forcojnë qëndrueshmërinë.
Sipas institucionit financiar, Bashkimi Evropian mund të prekë recesionin, me inflacionin që i afrohet pragut 5%. Asnjë vend evropian nuk është imun. Shoku energjitik, më i vogël se ai i vitit 2022 dhe tani i rrënjosur në konfliktin e Lindjes së Mesme, "po rëndon rritjen dhe po e shtyn inflacionin më lart". FMN vlerëson inflacionin në 2.8% në vitin 2026, nga 2.5% në vitin 2025.
FMN thekson se "disa vende, si Danimarka ose Suedia, me nivele relativisht të ulëta borxhi, kanë hapësirën e nevojshme për të zbatuar politika fiskale kundërciklike, ndryshe nga Franca dhe Italia". Tundimi është "thjesht të ndalohen rritjet e çmimeve, duke përdorur kufizime, subvencione, ose ulje të akcizës së karburantit", megjithatë, këto janë "masa të pamatura". Nga mbështetja jo e shënjestruar përfitojnë në mënyrë disproporcionale familjet me të ardhura më të larta, të cilat konsumojnë më shumë energji, vazhdon analiza.
Gjatë krizës së vitit 2022, qeveritë evropiane ndanë mesatarisht 2.5% të produktit të brendshëm bruto për paketat e mbështetjes së energjisë, mbi dy të tretat e të cilave nuk ishin të shënjestruara. Një analizë e FMN-së tregon se kompensimi i plotë i 40% të familjeve më të ardhura më të ulta për të gjithë rritjen e kostove të energjisë do të kishte kërkuar vetëm 0.9% të PBB-së.
Së fundmi, të gjitha këto masa zbutëse duhet të kenë një datë të qartë përfundimi. Disa vende ende kanë masa 'të përkohshme' që nga kriza e fundit, të cilat janë qartësisht shumë të gjata. Sipas FMN, disiplina fiskale ishte thelbësore sepse vendet evropiane tashmë po përballeshin me presione të mëdha shpenzimesh në mbrojtje, shoqëri në plakje, pensione dhe kujdes shëndetësor, të cilat FMN i vlerësoi në 5% të PBB-së deri në vitin 2040.
Por, presioni i votuesve mbi politikanët për të ndërhyrë dhe për të kompensuar çmimet e larta të karburantit ishte shumë i lartë, sepse evropianët janë mësuar të presin mbështetje shtetërore sa herë që godet një krizë pas pandemisë COVID në vitin 2020 dhe shokut energjetik rus në vitin 2022.
Britania do heqë taksën e karbonit në prodhimin e energjisë - Synohet të lehtësohet presioni ndaj faturave të rritura
Taksa e karbonit mbi prodhimin e energjisë elektrike në Britani do të hiqet nga prilli i vitit 2028, tha qeveria, ndërsa kërkon të frenojë çmimet e energjisë......
Makinat elektrike në Evropë - Cilat vende ofrojnë mbështetjen më të madhe në vitin 2026?
Vendet evropiane kanë mbështetur prej kohësh shitjet e automjeteve elektrike, por kriza e fundit energjetike e lidhur me luftën në Iran ka nënvizuar rolin e......
7.9 mld euro për modernizimin e transportit - Draft strategjia 2026-2030, rrugë e hekurudha për integrimin në rrjetin evropian
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, një dokument që......
Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Cerdeiro
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për......
Kryeministri Edi Rama në Romë, takim me kryeministren Meloni për forcimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia......
Ekspozitë me krijime të zyrtarëve të policisë në “PUBLIK Galeri” - Modeli i ri i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga AAPSK
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi sot inaugurimin e ekspozitës “Creatio Ex Ordine” me punimet e katër......
“Porti i Ri i Durrësit, nyje strategjike rajonale” - Karakaçi: Kompania e huaj u tërhoq nga gara për shkak të rritjes së kostove
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interpelance në Kuvend, ka sqaruar asryet pse kompania e vetme në garë është tërhequr.......
Investitorët “shtyjnë “interesat e bonove për poshtë - Mbikërkesa në ankand ul yield-et, ndërsa siguria mbetet prioritet për tregun
Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......


