BE, masa për uljen e mbetjeve ushqimore - Synon të reduktojë 30% të ushqimeve të shpërdoruara deri në 2030
Pas negociatave mes 27 vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka vendosur objektiva për reduktimin me 30% të mbetjeve ushqimore të prodhuara nga familjet, shitësit me pakicë dhe restorantet deri në vitin 2030. Gjithashtu, mbetjet nga përpunimi dhe prodhimi i ushqimeve do të ulen me 10%, krahasuar me nivelet e viteve 2021-2023.
Sipas Komisionit Evropian, çdo vit në BE hidhen rreth 60 milionë tonë ushqime, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 132 miliardë eurosh. Përveç kostos financiare, mbetjet ushqimore kanë ndikim të madh në klimë, duke kontribuuar në rreth 16% të emetimeve të gazeve serrë që burojnë nga sistemi ushqimor i bllokut. Nëse ushqimi i hedhur do të ishte një shtet, ai do të renditej i pesti në BE për nivelin e ndotjes. Këto angazhime do të përfshihen në Direktivën për Mbetjet e BE-së, e cila do të detyrojë vendet anëtare të arrijnë objektivat, duke lënë në dorën e tyre mënyrën e zbatimit.
Përveç ushqimit, BE po synon edhe industrinë e tekstileve. Çdo qytetar i BE-së hedh mesatarisht 15 kg tekstile në vit. Strategjia e BE-së për Tekstile të Qëndrueshme synon krijimin e një sistemi të qëndrueshëm deri në fund të dekadës, ku rrobat të jenë më të qëndrueshme, të riparueshme dhe të riciklueshme.
Në fokus është zvogëlimi i 25-40% të materialit që mbetet pa u përdorur gjatë prodhimit të veshjeve. Përmes një sistemi të zgjeruar, të gjithë prodhuesit e tekstileve dhe këpucëve, brenda dhe jashtë BE-së, do të detyrohen të mbulojnë kostot e mbledhjes, ndarjes dhe riciklimit të produkteve që hedhin në tregun evropian.
Masa synon edhe frenimin e modës së shpejtë, veçanërisht nga Kina, që sjell rroba me çmime të ulëta dhe jetë të shkurtër përdorimi. Aktualisht, më pak se 1% e tekstileve riciklohen në mbarë botën, ndërkohë që në Bashkimin Evropian çdo vit gjenerohen 12.6 milionë ton mbetje tekstili. Agjencia Evropiane e Mjedisit thekson se ky nivel i mbetjeve nga tekstilet shkakton 5.6 milionë tonë emetime të gazeve serrë, një shifër pothuajse sa emetimet totale të Suedisë në vitin 2021.
Megjithëse disa eurodeputetë kishin kërkuar objektiva më ambiciozë, si ulje me 40% të mbetjeve ushqimore nga familjet dhe restorantet, dhe 20% nga prodhuesit, kompromisi i arritur me shtetet anëtare mbetet nën synimin e Kombeve të Bashkuara për të përgjysmuar mbetjet ushqimore globale për frymë deri në vitin 2030.

Mallrat kineze “pushtojnë” Gjermaninë - Dërgesat nga Pekini dyfishohen në raport me importet e tjera
Mallrat kineze po zhvendosen në mënyrë të konsiderueshme drejt Gjermanisë, teksa tarifat e vendosura nga SHBA po ndikojnë rrjedhën globale të tregtisë, sipas......

BERZH mbështet inovacionin energjetik në Serbi - 9 milionë euro financim për të zhvilluar sistemin inteligjent të matjeve
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Fondi i Zgjerimit të Ndërmarrjeve II (ENEF II) kanë vendosur të mbështesin kompaninë serbe Meter &......

Më pak qytetarë deklarojnë të ardhurat nga qiratë - Mbi 71 mijë tatimpagues në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar
Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz po investojnë në apartamente, ambiente biznesi, garazhe, tokë dhe lloje të tjera të pasurive të paluajtshme dhe të......

Larry Ellison rrëzon nga froni Elon Musk, shton 101 miliardë dollarë pasuri në 24 orë
Shtyhu pak Elon Musk, Larry Ellison është tashmë personi më i pasur në botë. Bashkëthemeluesi i kompanisë Oracle i jep fund mbretërimit 300 ditor të Elon......

Vendimet e qeverisë/ Ermal Shena emërohet drjetor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin
Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ermal Shenës si drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, duke u liruar nga......

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen projektligjet për grantin e hekurudhës së Korridorit VIII dhe menaxhimin e mbetjeve
Qeveria shqiptare ka miratuar sot në mbledhjen e saj 2 projektligje të rëndësishme. Projektligji i parë ka të bëjë me grantin e BEI për ndërtimin e......

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?
Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Financial Times, holandezët nuk e miratuan me ligj një javë pune katër-ditore – ata u futën në të, falë dekadave të......

Maqedonia e Veriut, Banka Popullore përgjysmon tarifat e pagesave elektronike për qytetarët
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se ka vendosur uljen e tarifave bankare për pagesat elektronike. Vendimi është argumentuar me rritjen e......