Europa Postuar më 3 Mars 2025, 13:35

BE kërkon të nxisë kërkesën për makinat elektrike - Synon prodhimin lokal të baterive, mbështetje për kompanitë

Nga Kristi Ceta

BE kërkon të nxisë kërkesën për makinat elektrike

Komisioni Evropian planifikon masa që synojnë të rrisin kërkesën për automjete elektrike në Bashkimin Evropian dhe parashikon të përfshijë kërkesa për prodhimin lokal të baterive të tyre.

Ekzekutivi i BE-së do të publikojë planin e veprimit më 5 mars për të siguruar që prodhuesit e makinave të BE-së të mund të elektrizojnë flotën e tyre dhe të konkurrojnë me rivalët më të avancuar kinezë dhe amerikanë.

Drafti do t'u propozojë 27 vendeve anëtare të BE-së për veprimet që mund të ndërmarrin për të përshpejtuar rritjen e automjeteve elektrike, të cilat përbëjnë rreth 60% të makinave të reja të bllokut.

Plani synon të gjejë mënyra për të stimuluar blerjet dhe opsionet e financimit për to, si dhe po propozon që automjetet e rënda me emetim zero të përjashtohen nga tarifat rrugore.

Shitjet e reja të automjeteve elektrike ranë 5.9% në vitin 2024 dhe thuhet se infrastruktura e kufizuar e karikimit ishte pjesërisht fajtore. Përfundimi i menjëhershëm i subvencioneve nga Gjermania dhe mungesa e makinave elektrike të lira deri tani kanë kontribuuar gjithashtu në rënien e shitjeve.

Drafti i Komisionit pranon se industria evropiane e automobilave rrezikon të humbë prezencën e saj në tregun elektrik dhe përballet me kosto ndjeshëm më të larta në krahasim me konkurrentët, veçanërisht në bateritë, të cilat përbëjnë 30-40% të vlerës së një makine.

Komisioni synon të rrisë prodhimin evropian për komponentët kryesorë që përbëjnë veturat elektrike. Ekzekutivi i BE-së po konsideron gjithashtu mbështetjen për kompanitë që prodhojnë bateri në Bashkimin Evropian. Kjo mund të jetë e disponueshme edhe për firmat e huaja, për sa kohë që ato janë në partneritet me ndërmarrjet e bllokut për të lejuar shkëmbimin e ekspertizës dhe teknologjisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat