BE, jetëgjatësia në nivelin më të lartë ndonjëherë - Kryeson Mesdheu. Shtetet lindore, me moshën mesatare më të ulët
Jetëgjatësia në Bashkimin Evropian është rritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat.
Sipas të dhënave, jetëgjatësia mesatare e pritshme në BE tani është 81.4 vjet, duke shënuar një rritje të përgjithshme prej 3.8 vjet që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 2002.
Megjithatë, shifrat tregojnë një ndarje të madhe midis rajoneve perëndimore dhe lindore të Evropës, pasi njerëzit e lindur në perëndim të ish-Perdes së Hekurt mund të presin të jetojnë më shumë se 80 vjet, ndërsa disa rajone në skajin lindor të bllokut mbeten prapa me një moshë mesatare prej rreth 75 vjetësh.
Rajonet me jetëgjatësinë më të lartë të pritshme janë kryeqyteti spanjoll Madrid me 86.1 vjet, i ndjekur nga rajoni verior italian i Trentos dhe ishujt Åland midis Suedisë dhe Finlandës me 85.1 vjet.
Nga ana tjetër, rajoni veriperëndimor i Bullgarisë kishte jetëgjatësinë më të ulët, me 73.9 vjet, i ndjekur nga qarqet verilindore të Hungarisë dhe rajoni më i jashtëm i BE-së, ishujt francezë Mayotte në brigjet e Madagaskarit, me 74.9 vjet.
Por disa rajone të tjera në Bullgari, Rumani dhe Hungari, si dhe Letoni, gjithashtu mbeten prapa evropianëve jugorë me pothuajse 10 vjet, ndoshta për shkak të dietës mesdhetare.
Një tjetër diferencë e dukshme është hendeku gjinor, me gratë që priten të jetojnë 5 vjet më shumë se burrat. Ky hendek duket të jetë më i madh në shtetet baltike, pasi gratë në Letoni parashikohen të jetojnë 10 vjet më shumë se burrat, ndjekur nga Lituania me 9 vjet dhe Estonia me 8.8 vjet. Diferenca më e vogël gjinore është në Holandë, 3 vjet.
Sondazh

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH mbyll fazën e parakualifikimit për projektin me vlerë 368 mln euro
Pas shtyrjes 1-mujore Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përmbyllur fazën e parë të tenderit për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit.......

ETIAS, shtyhet afati për hyrjen në fuqi - Sistemi i ri për zonën Shengen do të nisë në fund të vitit 2026
Prezantimi i ETIAS, Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, që synon të përmirësojë sigurinë kufitare, është shtyrë sërish. Kjo......

Tradita shqiptare në “zemër” të Gjenevës - Stenda shqiptare, në Panarin e Pronësisë Intelektuale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka shpallur hapjen e tenderit për projektin “Side Event”, i cili është menduar të organizohet në formën e......

Industria e çelikut, thirrje për kufizim çmimesh - Prodhuesit britanikë kërkojnë mbështetje për të përballuar tarifat e Trump
Industria britanike e çelikut ka bërë thirrje për kufizimin e çmimeve të energjisë, që të konkurrojnë me Francën dhe Gjermaninë, ndërsa kompanitë përballen......

Rritje e detyruar page për mbi 143 mijë punonjës - 7 mln euro të ardhura shtesë në buxhet. Cilët ishin sektorët që rishikuan deklarimet?
Mbi 143 mijë punonjës në të gjithë vendin kanë përfituar rritje të detyruar page përgjatë vitit 2024. Të dhënat nga raporti vjetor i Drejtorisë së......

Çmimet e naftës kapin rekord të ri ndërsa tensionet në Detin e Kuq intensifikohen pas sulmeve të SHBA!
Çmimet e naftës së papërpunuar kapën nivelet e tyre më të larta që nga 4 marsi pas sulmeve ushtarake amerikane ndaj grupit Houthi të Jemenit në Detin e Kuq......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......

Si mund të shndërrohet Shqipëria në magnetin Europian të turizmit?- Revista "Focus": Nga rritja, tek diversifikimi dhe sfidat e së ardhmes
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala në dy viteve të fundit, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Por, arritjet e......