BE e sheh teknologjinë kineze si rrezik - Inverterët diellorë të prodhuar në Kinë, kërcënim për sigurinë e rrjetit energjetik

Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik evropian dhe madje të shkaktojë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. Vendimi, pasqyron shqetësimin në rritje në Bruksel se varësia e Evropës nga teknologjia e gjelbër kineze e bën Bashkimin Evropian më të cenueshëm ndaj rreziqeve të sigurisë.
Ndalimi i financimit fokusohet te inverterët solarë, të cilët shpesh përshkruhen si truri i sistemeve të prodhimit të energjisë diellore. Këta inverterë janë pajisje që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të përdorshme. Ata janë të lidhur me internetin dhe shpesh mund të kontrollohen nga distanca për qëllime mirëmbajtjeje dhe përditësimi të softuerit.
Gjatë vitit 2024, 61 përqind e të gjithë inverterëve të importuar në Evropë vinin nga Kina. Huawei dhe Sungrow janë dy prodhues inverterësh që dominojnë jo vetëm tregun evropian, por edhe atë global. Disa prodhues kinezë kanë furnizuar pajisje për më shumë se 220 gigavat kapacitet diellor të instaluar në Evropë.
Nuk ka asnjë rast të njohur që inverterët e prodhuar në Kinë të jenë përdorur për të fikur pjesë të rrjetit evropian. Megjithatë, shqetësimet u shtuan pasi Reuters raportoi në vitin 2025 se zyrtarët amerikanë të energjisë kishin zbuluar pajisje të dyshimta komunikimi brenda disa inverterëve të prodhuar në Kinë.
Debati për inverterët zhvillohet në një kohë kur Evropa po rishikon varësinë e saj nga importet e teknologjisë kineze për energji të pastër. Sipas të dhënave të grupit Lum, Kina përbën 98 përqind të importeve të paneleve diellore dhe 88 për qind të importeve të baterive litium-jon në Evropë. Ky organizëm ka paralajmëruar se funksionet e aksesit në distancë në teknologjitë energjetike të lidhura me rrjetin mund të krijojnë dobësi potenciale në sistemet elektroenergjetike.
Brukseli po mban gjithnjë e më shpesh një qëndrim më të ashpër ndaj importeve kineze që konsiderohen si rrezik për sigurinë ose si kërcënim për industrinë evropiane. Në mars, Komisioni Evropian prezantoi Aktin për Përshpejtimin Industrial, i cili synon të drejtojë më shumë financime drejt teknologjive të gjelbra evropiane, përfshirë bateritë dhe automjetet elektrike.
Komisioni ka paraqitur gjithashtu një rishikim të Aktit të Sigurisë Kibernetike, i cili do t'i japë Brukselit kompetenca më të mëdha për të kufizuar kompanitë kineze në infrastrukturën kritike, si komunikimet apo furnizimi me energji në të gjithë Bashkimin Evropian.
Aktualisht, 80 për qind e sistemeve të reja diellore në Evropë mbështeten te inverterët kinezë, sipas të dhënave të Këshillit Evropian për Prodhimin e Pajisjeve Solare. Nëse furnitorët kinezë tërhiqen nga përmbushja e kërkesës evropiane, prodhuesit evropianë do të duhet të mbushin një boshllëk të konsiderueshëm.
Trashëgimia kulturore, mbi 219 mijë vizitorë në 4 muaj - Kalaja e Gjirokastrës kryeson numrin e turistëve vendas e të huaj
Interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare po vijon të shënojë rritje të ndjeshme gjatë vitit 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi......
“Rritja e biletave të avionit, e pashmangshme” - Shefi i IATA: Nuk mund të përballohen kostot e rritura të karburantit
Zyrtarët më të lartë të industrisë ajrore po paralajmërojnë se pasagjerët do të vazhdojnë të paguajnë më shumë për fluturimet për disa muaj, pasi kostot e......
“Paqja Fiskale”, qeveria miraton procedurat - Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë aplikim në e-Filing
Bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit do të mund të aplikojnë për marrëveshjen e paqes fiskale përmes sistemit elektronik e-Filing. Sipas udhëzimit të......
Ibrahimaj në interpelancë në Kuvend: Qeveria ka frenuar ndikimin e krizës së karburanteve në ekonomi
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një interpelancë në Kuvend mbi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe masat e ndërmarra......
“Shqipëria më e fortë ekonomikisht dhe më pranë BE-së”/Malaj: Raportet e DASH dhe KE konfirmojnë progresin
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve 2025 dhe Raport-Progresi i......
Energjia, linjë e dytë interkonjeksioni me Greqinë - Ministri Karakaçi merr pjesë në Konferencën e Energjisë në Athinë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka marrë pjesë në Konferencën e Energjisë, të organizuar nga prestigjozja Financial Times, në......
14 mijë matësa inteligjentë të rinj - OSSH hap tenderin me fond 432 mln lekë, përfshihet Tirana dhe Durrësi
Me një fond limit prej 432.3 mln lekësh, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e sistemit të matjes inteligjente te......
363 mijë transferta në euro me SEPA në 6 muaj - Zaçaj: Janë tejkaluar bindshëm projektimet fillestare të sektorit. Reduktim 23-fish i kostove
Vetëm në gjashtë muaj, janë kryer 363 mijë transferta hyrëse dhe dalëse përmes Sistemit Unik të Pagesave në Euro, SEPA. Kështu ka deklaruar......


