BE, e pambrojtur nga sulmet kibernetike? - Tetë vende të BE-së ende nuk kanë rregullore për sektorët kritikë
Bullgaria, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia nuk kanë miratuar ende rregullat e sigurisë kibernetike për sektorët kritikë, pothuajse një vit pas afatit të Bashkimit Evropian, duke rrezikuar kështu masa ligjore.
Direktiva për Sigurinë e Rrjeteve dhe Informacionit 2 (NIS2), e miratuar që në vitin 2022, synon të mbrojë entitetet kritike, si energjia, transporti, bankat, uji dhe infrastrukturat digjitale, ndaj incidenteve madhore kibernetike. Vendet anëtare duhej t’i kishin kthyer këto rregulla në legjislacionin kombëtar deri më 17 tetor të vitit të kaluar.
Komisioni Evropian nisi një procedurë shkeljeje në maj ndaj 19 vendeve anëtare për moszbatimin e rregullave. Këto vende kishin dy muaj kohë për të ndërmarrë masat e nevojshme, ose ndryshe do të dërgoheshin në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Njëmbëdhjetë shtet i kanë përmbushur tashmë detyrimet, por tetë të tjerat rrezikojnë veprime të mëtejshme nga Komisioni.
Një zëdhënës i institucionit tha se Komisioni është “duke monitoruar përgjigjet e vendeve anëtare” dhe se “pas vlerësimit, do të propozojë ose mbylljen e procedurës, ose në mungesë të një përgjigjeje të kënaqshme, hapat e ardhshëm të procedurës së shkeljes.”
Sipas Direktivës, kompanitë duhet të japin një paralajmërim brenda 24 orëve dhe të dorëzojnë një raport mbi incidentin brenda 72 orëve, në rast se ndodhin ndërprerje serioze të operacioneve. Në rast mospërputhjeje me rregullat, kompanitë mund të gjobiten deri në 10 milionë euro, ose 2% të të ardhurave globale, në varësi të shumës më të lartë.
Në dhjetor, Komisioni do të paraqesë një paketë “omnibus”, me qëllim identifikimin e detyrimeve për raportim në legjislacionin ekzistues digjital, që mund të shkurtohen për të ulur presionin ndaj bizneseve. Rregullat kibernetike priten të jenë pjesë e kësaj pakete.

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tarifor - Trump shtyn masat për 90 ditë. Palët do të rinisin bisedimet tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjatur armëpushimin e tij tarifor ndaj Kinës për 90 ditë të tjera. Trump nënshkroi një urdhër......

Aviacioni gjerman, në “rënie të lirë” - Linjat ajrore largohen për shkak të kostove të larta
Linjat ajrore po tërheqin avionët e tyre nga Gjermania për shkak të rritjes së madhe të kostove të vendosura nga shteti, tha Shoqata Gjermane e Aviacionit,......

Rruga Berat- Ballaban, avancojnë punimet- Balluku inspekton punimet: I aksesueshëm brenda këtij viti!
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për......

Malaj inspekton skanerin e Portit të Durrësit: Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të......

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, me kampus të ri sipas standardeve të NATO-s
Akademia e Forcave të Armatosura do të ketë tashmë një kampus të ri, i cili do të ofrojë hapësira moderne për studim, stërvitje, fjetje, sport dhe të......

Rihapet gara për Milot-Balldre - Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Pas anulimit të pak javëve më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur garën koncesionare për aksin rrugor Milot – Balldre. Procedura......

Kreditë me probleme, “në rënie të lirë” - BSH: Regjistrohen 4.01% në qershor, niveli më i ulët që prej 2008
Kreditë me probleme në banka i janë rikthyer rënies në muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e kredive me probleme......

Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2”
Së shpejti do të nisë faza e dytë e rikualifikimit të zonës turistike të rrugës Shirokë-Shkodër. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur tenderin me......