BE, drejt pezullimit të taksave për avionët dhe anijet/ Propozimi i ri parashikon ruajtjen e përjashtimeve tatimore deri në vitin 2035
Vendet e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë një pezullim 10-vjeçar për taksat e karburanteve të aviacionit dhe transportit detar, sipas një dokumenti paraprak.
Komisioni Evropian propozoi që në vitin 2021 një rishikim të rregullave të taksave të energjisë, mes përpjekjeve për të frenuar ndryshimet klimatike. Propozimi përfshinte vendosjen graduale të taksave për karburantet ndotëse që përdoren në fluturime dhe në transportin detar brenda bllokut me 27 vende anëtare, sektorë që aktualisht janë të përjashtuar nga masat minimale të BE-së.
Por shumë shtete rezistuan ndaj ndryshimeve, dhe tani po mendohet një vonesë prej 10 vitesh gjatë së cilës karburantet e avionëve dhe anijeve do të vazhdojnë të përjashtohen nga taksimi, sipas një projekt-propozimi negociues të bllokut.
“Në vitin 2035, Komisioni duhet të shqyrtojë mundësinë e taksimit të transportit ajror e detar, si dhe të propozojë ndryshime në këtë Direktivë, nëse e sheh të arsyeshme,” thuhet në dokument. Negociatorët e vendeve anëtare të BE-së pritet të diskutojnë kompromisin të premten në një takim në Bruksel.
Sipas draftit, vetëm avionët e vegjël me një maksimum prej 19 vendesh dhe mjetet lundruese për përdorim personal mund të përballen me taksa para vitit 2035. Përjashtimi është menduar për “të ruajtur pozicionin konkurrues të kompanive të Unionit,” thuhet në dokument.
Aktualisht, BE vendos taksa minimale për karburante të tjera si elektriciteti apo nafta e automjeteve. Aktivistët për klimën kanë kërkuar prej kohësh ndryshime tatimore që favorizojnë karburantet më të pastra përballë atyre më ndotëse dhe më pak efikase. Por ndryshimi i politikave fiskale në BE është jashtëzakonisht i vështirë, pasi kërkon miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare.
Sipas diplomatëve evropianë, shtetet me sektorë të mëdhenj transporti detar dhe ato që varen nga turizmi kanë kundërshtuar ndryshimet.
Dokumenti i fundit është hartuar nga Danimarka, që mban aktualisht presidencën e radhës në BE. Një zëdhënës i saj deklaroi se qëllimi është që vendet anëtare të arrijnë një marrëveshje për ndryshimet e taksave deri në nëntor.

Qeveria merr vendimin/ 1-3 paga shpërblim për efektivët që luftuan me zjarret
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit e angazhuar në luftën me zjarret këtë verë. Pjesë e kësaj kategorie......

U zgjodhën deputetë në 11 maj, lirohen nga detyra tre zv.ministra
Në mbledhjen e kësaj së marte Këshilli i Ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të tre funksionarëve: Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe......

Shqiptarët po përdorin më shumë karta bankare/ BSH: Bankat lëshuan 1.8% më tepër në tremujorin e dytë, kryesisht debiti
Shqiptarët po mbajnë në xhep më tepër karta bankare se para fizike. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......

Sektori i agropërpunimit, drejt modernizimit/ Ministrja Denaj: Mbështetje deri në 7.5 milionë lekë për subjekt
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 vijon të mbështesë zhvillimin e sektorit agroindustrial në vend. Këtë vit, përfituesit potencialë mund të aplikojnë për......

Arsimi profesional po fiton terren/ Mbi 4 mijë nxënës regjistrohen në vitin e parë
Vetëm në klasën e parë të shkollave të mesme të arsimit profesionale, janë regjistruar mbi 4 mijë nxënës. Ky numër, i cili shënon rritje nga viti në vit,......

Punësimi sipas sektorëve, Fieri kryeson në bujqësi/ Numri i të punësuarëve në industri u rrit me 6.4%
Të dhënat eInstitutit të Statistikave (INSTAT) ofrojnë një panoramë të detajuar për shpërndarjen e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare......

Shtrenjtohet transporti publik në Vjenë/ Mungesa e fondeve dhe deficiti i lartë nxisin rritjen e çmimit pas 13 vitesh
Mungesa e fondeve publike po detyron Vjenën të rrisë çmimin e biletës vjetore të transportit publik për herë të parë në 13 vjet, duke hequr ofertën e......

Pensionet private, mbi 3 mijë kontribues të rinj në 6 muaj/ AMF: Rekord i ri edhe në astetet neto të fondeve. Megjithatë, rriten anëtarët pasivë
Të jetuarit vetëm me një pension shtetëror po bëhet gjithnjë e më e vështirë për moshën e tretë në Shqipëri, sidomos për ata që jetojnë vetëm. Mbështetja......