BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA/ Synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat

Komisioni Evropian ka hapur thirrje për oferta që synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të ashtuquajturave gigafabrika të Inteligjencës Artificiale për të forcuar pavarësinë e Bashkimit Evropian në këtë fushë. 10 miliardë euro do të vihen në dispozicion nga BE-ja dhe shtetet anëtare, ndërsa 20 miliardë eurot e tjera pritet të sigurohen nga investitorë privatë.
Fondet do të mblidhen dhe shpërndahen nga Ndërmarrja e Përbashkët Evropiane për Kompjuterikën me Performancë të Lartë (EuroHPC JU), e cila u krijua në vitin 2020 për të zhvilluar "një ekosistem superkompjuterik të klasit botëror duke bashkuar burimet e Bashkimit Evropian, të vendeve evropiane dhe të partnerëve privatë".
Komisioni deklaroi se kjo nismë do të "zgjerojë kapacitetet e Evropës për Inteligjencën Artificialedhe do t'u japë qasje në infrastrukturë startup-eve, kompanive në rritje (scale-ups), ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, industrisë, universiteteve dhe autoriteteve publike".
Aktualisht Bashkimi Evropian ka 19 qendra të dhënash (data centers), të shpërndara nga Spanja deri në Finlandë. Megjithatë BE-ja vazhdon të mbetet ende shumë e varur nga aktorë të huaj për teknologjinë e tij, gjë që e bën atë dhe shtetet anëtare mjaft të cenueshme ndaj vendimeve dhe interesave të fuqive të jashtme.
Presidenti amerikan Donald Trump, e ka bërë të qartë synimin e tij për të përdorur peshën ekonomike të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar në mënyrën se si BE-ja dhe vendet e saj anëtare vendosin rregulla për kompanitë amerikane të teknologjisë. Nga ana tjetër Kina ka kufizuar furnizimin me minerale që janë jetike për sektorin teknologjik.
Tani BE-ja shpreson të trefishojë kapacitetin e qendrave të saj të të dhënave brenda pesë deri në shtatë vjetëve të ardhshëm, dhe të fitojë më shumë pavarësi teknologjike. Megjithatë ajo përballet me sfida të mëdha në konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën, ku, ndër të tjera, energjia është dukshëm më e lirë.
Një raport i fundit i Komisionit Evropian, dha një vlerësim mjaft pesimist për të ardhmen, nëse situata mbetet e pandryshuar. Raporti paralajmëroi se: "Bizneset evropiane dhe autoritetet publike do të vazhdojnë të mbështeten te ofruesit amerikanë të inteligjencës artificiale, në dëm të ofruesve evropianë të shërbimeve që përpiqen të konkurrojnë në kufijtë më të avancuar të teknologjisë."
Furnizimit me energji në Durrës, Karakaçi: OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë në terren
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se strukturat e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë për të rikthyer sa më parë energjinë në të gjithë......
Qeveria miraton Programin “Pas shkolle” për sistemin publik, buxheti do paguajë trajnuesit 1 mijë lekë/orë
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar organizimin dhe zhvillimit të programit “PAS SHKOLLE”, një veprimtari, që do të zhvillohet jashtë orarit mësimor të......
“VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”, qeveria shpall zonën e lirë 885.500 metra katrore me 1 euro
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria ka shpallur ndërtimin e një zone të lirë të zhvillimit ekonomik në Vlorë. Me emrin “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” zona do të......
Nga pezullimi i ndërtimit në zona turistike tek njohja e lejeve të drejtimit me Italinë, dalin Vendimet e Qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar të plota vendimet dhe projektligjet që janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas njoftimit zyrtar Këshilli i......
Varianti alternativ, PD për reformën territoriale: Shqipëria ndahet në 6 rajone dhe 100 bashki
Pas publikimit të versionit zyrtar të Partisë Socialiste për ndarjen territorial, drafti I të cilës është dërguar në Kuvend, Partia Demokratike publikoi......
Flota kombëtare e makinave rritet me 9%/ Volkswagen dhe Mercedes kryesojnë tregun, ndërsa BYD futet mes markave më të preferuara
Numri i mjeteve rrugore në qarkullim në Shqipëri ka vijuar rritjen, duke arritur në 1,092,726 gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, sipas të dhënave të......
“Nga 61, në 46 bashki”, propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale
Deputetët e grupit parlamentare të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u kanë përcjellë......
Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë
Gjatë vizitës zyrtare në Xhakartë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për......

