BE dhe Britania, marrëveshje për Gjibraltarin - Palët bien dakord për të hequr barrierat fizike në kufi
Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar arritën një marrëveshje politike për të siguruar qarkullimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe mallrave midis Spanjës dhe Gjibraltarit pa asnjë barrierë fizike. Komisioneri Evropian Maroš Šefčovič e quajti atë një "një moment historik për BE-në, duke përfshirë Spanjën, si dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjibraltarin".
Ai tha se kjo erdhi pas një "takimi të suksesshëm" me Ministrin Spanjoll të Punëve të Jashtme José Manuel Albares, Sekretarin e Jashtëm Britanik David Lammy dhe Kryeministrin e Gjibraltarit Fabian Picardo.
Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje për vite me radhë për të siguruar që njerëzit dhe mallrat të mund të kalojnë lirshëm kufirin tokësor britanik me Spanjën. Por një nga problemet ishte se si do të kontrollohej kufiri i territorit.
Të gjitha palët donin të gjenin një marrëveshje përpara se të hynte në fuqi sistemi i ri i hyrjes/daljes së BE-së, që është planifikuar për në tetor të këtij viti. Gjibraltari, i cili është një Territor Britanik përtej Detit, iu dha Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1713, por Spanja pretendon se është territori i vet.
"Kjo marrëveshje shënon një hap për stabilitetin, bashkëpunimin dhe mirëqenien, duke krijuar një zonë prosperiteti të përbashkët midis Gjibraltarit dhe Campo de Gibraltar, siç ka qenë qëllimi ynë gjatë gjithë kësaj kohe", u tha Albares gazetarëve, i cili foli së bashku me Šefčovič nga Brukseli.
"Me këtë marrëveshje, “muri” i fundit i Evropës kontinentale do të zhduket dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është e garantuar", shtoi ai. Pakti do të ruajë zonën Shengen, Tregun e Përbashkët të BE-së dhe Bashkimin Doganor, por do të heqë të gjitha barrierat fizike, kontrollet mbi personat dhe mallrat në pikat e kalimit. Megjithatë, kontrollet do të kryhen në portin dhe aeroportin e Gjibraltarit.
Për mallrat, palët ranë dakord mbi parimet që mbështesin bashkimet e ardhshme doganore midis BE-së dhe Gjibraltarit, si dhe një marrëveshje mbi parimet e taksimit indirekt, duke përfshirë duhanin.
Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar ranë dakord gjithashtu për një kuadër të ri bashkëpunimi mbi shkëmbimin e informacionit, një mekanizëm konsultimi të detyrueshëm dhe krijimin e një mekanizmi financiar për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social, punësimin dhe kohezionin. Teksti i plotë ligjor duhet ende të finalizohet nga ekipet negociuese dhe më pas do t'u nënshtrohet procedurave të ndryshme të kërkuara nga palët, përpara se të ratifikohet.

Rreth 1 në 4 persona paguhet gati dyfishin e 3 të tjerëve/ Struktura e pagave ka “përjetuar” transformime të dukshme në dy vite
Në vetëm dy vite, piramida e pagave në Shqipëri ka pësuar një transformim të dukshëm, sipas të dhënave të INSTAT. Grupi i të punësuarve me pagë minimale......

Energjia e erës në det, BERZH asiston Shqipërinë - Synohet diversifikimi i burimeve të prodhimit, sidomos në stinët e thata
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) miratoi të enjten një program, që synon të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të zhvilluar......

SHBA propozon zgjatjen e pauzës tarifore - Ndryshimi i afatit mund të vijë për vendet që negociojnë “me mirëbesim”
Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, sinjalizoi gatishmërinë e administratës Trump për të zgjatur pauzën aktuale 90-ditore të......

Arkiv qendror për dokumentacionin ushtarak - Vendimi i Qeverisë, do të ofrojë dokumente deri 115-vjeçarë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e Arkivit Qendror në veprim për dokumentacionin teknik të tipologjisë së veçantë të armatimit,......

Tregu valutor në ‘të kuqe’ – Dobësohen sërish monedhat kryesore përballë Lekut!
Monedha europiane ka pasur sërish një zbritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 97.6 lekë dhe duke u shitur me 98.3 lekë në raport me një......

BEI trefishon mbështetjen për mbrojtjen - Banka do të financojë 3 miliardë euro për të garantuar sigurinë e BE-së
Banka Evropiane e Investimeve, ka trefishuar skemën për të ndihmuar në financimin e industrisë mbrojtëse të bllokut në 3 miliardë euro. Krahu huadhënës i......

Pajisje “Made in Albania” për Forcat e Armatosura - Qeveria miraton shoqërinë e përbashkët për prodhimin e mjeteve motorike
Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet e negocimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri tregtare private, për krijimin e një shoqërie......

Ulet numri i punonjësve me pagë minimale/ Sektorët publikë në rritje dyshifrore, bujqësia në fund të listës
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave të publikuara nga......