Europa Postuar më 12 Shkurt 2025, 10:36

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e konkurrencës së bllokut ndaj SHBA-së dhe Kinës

Nga Kristi Ceta

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e

Komisioni Evropian njoftoi krijimin e një fondi komunitar prej 20 miliardë eurosh për të promovuar kërkimin dhe inovacionin në fushën e inteligjencës artificiale. Synimi, sipas presidentes Ursula von der Leyen, është të mobilizojë investime që arrijnë në 200 miliardë euro dhe të konkurrojnë në kushte të barabarta me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

"Ne duam që Evropa të jetë një nga kontinentet udhëheqëse për inteligjencën artificiale," tha von der Leyen. “Shumë shpesh dëgjoj se Evropa është prapa në garë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë tashmë disa hapa përpara. Por gara për inteligjencën artificiale nuk ka mbaruar. E vërteta është se ne jemi vetëm në fillim,” u shpreh ajo.

Fondet do të përdoren për të ndërtuar katër impiante masive, të specializuara për teknologjinë inovatore. "Këto giga-fabrika do të jenë partneriteti më i madh publik-privat në botë në fushën e inteligjencës artificiale. Qëllimi është që të gjitha kompanitë, jo vetëm më të mëdhatë, të jenë në gjendje të kenë akses në fuqinë kompjuterike në shkallë të gjerë dhe të ndërtojnë të ardhmen," njoftojnë burime nga ekzekutivi.

Në fjalën e saj, Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi filozofinë e Bashkimit Evropian në një sektor delikat, i cili premton forma të reja inovacioni, por gjithashtu nxjerr në pah shumë rreziqe politike dhe sociale. Fillimisht, ajo shpjegoi se Evropa dëshiron të aplikojë inteligjencën artificiale në “kategoritë komplekse”, kryesisht në sektorin industrial. Më pas ajo nënvizoi qëndrimin e Unionit, i cili dëshiron të jetë bashkëpunues dhe në favor të “burimeve të hapura”.

Njoftimi i Komisionit Evropian nuk specifikon se nga do të vijnë fondet. Por Presidentja e Bankës Evropiane të Investimeve Nadia Calviño, la të kuptohej se institucioni financiar do të përfshihet në këtë projekt. "Së bashku me Komisionin Evropian, grupi ynë po rrit mbështetjen e tij për inteligjencën artificiale, që është një shtytës kyç i inovacionit dhe produktivitetit në Evropë", tha Calvino.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat