BE, 2 trilionë euro buxhet për 6 vite - Prioritete, mbrojtja inovacioni industrial dhe kalimi në energji të pastër
Komisioni Evropian propozoi një buxhet prej dy trilionë euro për periudhën 2028-2034. Projektbuxheti parashikon rritje të shpenzimeve në një mesatare prej 1.26 përqind të të ardhurave kombëtare bruto të bllokut, nga rreth 1.1 përqind gjatë ciklit aktual 2021-2027.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshkroi buxhetin si "më të madh, më të zgjuar dhe më të mprehtë", duke thënë se ai pasqyron ambicien e Evropës, adreson sfidat e saj dhe forcon pavarësinë e saj.
Plani përfshin një Fond të ri Evropian të Konkurrueshmërisë prej 409 miliardë euro, që synon të përforcojë sektorin e mbrojtjes të BE-së, të përshpejtojë inovacionin industrial dhe të mbështesë kalimin në energji të pastër në të gjitha shtetet anëtare.
Brenda fondit, 131 miliardë euro do të ndahen për mbrojtjen dhe hapësirën, pesë herë më shumë se në kuadrin aktual financiar shumëvjeçar, sipas Komisionit.
Zhvillimi i mbrojtjes, konkurrueshmëria ekonomike dhe reforma e subvencioneve bujqësore janë tre prioritete të projektbuxhetit, tha Komisioneri i Buxhetit të BE-së, Piotr Serafin.
Ndërsa shumica e financimit do të vazhdojë të vijë nga shtetet anëtare të BE-së, Komisioni po propozon burime të reja të ardhurash, duke përfshirë një taksë mbi kompanitë me xhiro neto vjetore mbi 100 milionë euro në çdo vend të BE-së.
Propozimi i Von der Leyen për buxhetin e ri shumëvjeçar është formësuar fuqishëm nga përvoja e mandatit të saj të parë në krye të ekzekutivit të fuqishëm.
Miratimi i projektbuxhetit kërkon marrëveshje unanime nga të 27 shtetet anëtare dhe miratimin e Parlamentit Evropian.

Britania reformon skemën e energjisë elektrike - Synohet përshpejtimi i projekteve të energjisë së rinovueshme
Qeveria britanike bëri disa ndryshime në skemën e saj kryesore për promovimin e projekteve të energjisë së pastër, duke zgjatur në kohë kontratat dhe......

Meteori marsian shitet 5,3 mln USD në ankand - Sotheby's: Vendoset rekordi si çmimi më i shtrenjtë
Një meteorit marsian u shit për 5.3 milionë dollarë në Sotheby's të mërkurën, duke vendosur një rekord të ri si meteori më i shtrenjtë i nxjerrë ndonjëherë......

Rriten me 67% rastet e incidenteve online/ Vajzat më të prekura. Tirana, Durrësi dhe Kukësi paraqesin më shumë probleme
Qëndrimi në internet, ndonëse është bërë një nevojë e përditshme për arsye të ndryshme, mbart edhe pasoja të rëndësishme. Këto rreziqe bëhen edhe më të......

Mijëra vende pune të rrezikuara në BE - Për shkak të tarifave tregtare të SHBA-së
Pasiguria në lidhje me tarifat krijon sfida dhe probleme të konsiderueshme për kompanitë evropiane që eksportojnë një pjesë të konsiderueshme të produkteve......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie edhe pse nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe......

Aksioni për faturat e prodhimeve bujqësore - Tatimet: Në 3 ditë janë kontrolluar 87 subjekte, u bllokuan 20 ton mallra
Tre ditë nga nisja e aksionit në terren të administratës tatimore, i cili fokusohet në kontrollin e subjekteve për t’u siguruar që të lëshohet faturë......

Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë: Forcim i mëtejshëm i partneritetit!
Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale momente nga mbërritja në Shqipëri e Presidentit Al Nahyan të cilin e cilësoi “mik të vjetër e të shtrenjtë......

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë - Qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar
Qeveria ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë operimit të plotë të aeroportit për......