Europa Postuar më 1 Mars 2025, 14:41

BE, 100 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Plani përfshin reduktimin e faturave të energjisë për familjet dhe firmat

Nga Kristi Ceta

BE, 100 mld euro për dekarbonizimin e industrisë - Plani përfshin

Komisioni Evropian do të vendosë në dispozicion 100 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e pastër të BE-së, si pjesë e Marrëveshjes së Pastër Industriale.

Marrëveshja është një shtyllë kyçe e planit të konkurrencës, e krijuar për të mbështetur industritë me energji intensive që përballen me kosto të larta dhe burokraci të theksuar.

Komisioni planifikon të nisë së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve skemat e garancisë për të lehtësuar kostot për kontratat afatgjata të energjisë së rinovueshme, si dhe për të mbështetur prodhuesit e rrjetit. Marrëveshja e pastër industriale synon të sigurojë mjetet për riindustrializim paralelisht me dekarbonizim më të shpejtë, duke mbështetur konkurrencën dhe elasticitetin.

Një shtyllë tjetër e rëndësishme është Plani i Veprimit për Energjinë e Përballueshme. Ky është një grup masash afatshkurtra për uljen e kostove të energjisë, kompletimin e Unionit të Energjisë, tërheqjen e investimeve dhe përgatitjen më të mirë për krizat e mundshme energjetike. Duke përshkruar propozimin, Komisioni Evropian vlerësoi kursimet e mundshme vjetore për familjet dhe kompanitë në 260 miliardë euro deri në vitin 2040.

Emetimet e gazeve serrë nga sektori i energjisë ranë pothuajse 10% vitin e kaluar ndërsa konsumi i energjisë u rrit me 1%, vuri në dukje Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. "Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin e reduktimit të emetimeve prej 55% për vitin 2030, shtoi ajo.

“Evropa është shtëpia e 30% të të gjitha kompanive inovative në teknologjitë e elektrolizuesve, 20% për kapjen dhe ruajtjen e karbonit dhe 40% për teknologjinë e erës dhe pompat e nxehtësisë. Ky është sektori ku ne mund të mposhtim vërtet konkurrencën globale,” theksoi von der Leyen.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......