Barcelona rrit taksën ditore për turistët - Deri në 15 euro duke nisur nga prilli, një nga më të lartat në Evropë

Turistët në Barcelonë mund të tatohen deri në 15 euro në natë, pasi qyteti e rriti tarifën e turizmit në një nga më të lartat në Evropë, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar numrin e vizitorëve dhe ndihmuar në financimin e strehimit të përballueshëm.
Parlamenti rajonal i Katalonjës miratoi një ligj për të dyfishuar taksën për klientët e hoteleve në Barcelonë nga prilli në një maksimum prej 10 deri në 15 euro për natë, nga 5 euro që është aktualisht në 7.5 euro, në varësi nga kategoria e hotelit.
Një qëndrim dy-netësh për një çift në një hotel me katër yje, kategoria e pothuajse gjysmës së të gjithë hoteleve në qytet, tani mund të kushtojë 45.60 euro shtesë, pasi autoriteti lokal mund të ngarkojë deri në 11.4 euro për natë për person.
Vizitorëve në hotelet me pesë yje mund t’u ngarkohet deri në 15 euro nata dhe pasagjerët e kroçerave do të vazhdojnë të paguajnë rreth 6 euro.
Masa shkaktoi reagime të ndryshme nga turistët që vizitonin Sagrada Familia-n. Disa thanë se kjo mund të ndihmonte në parandalimin e mbipopullimit dhe përmirësimin e shërbimeve publike për banorët, ndërsa të tjerë thanë se kostot më të larta mund t'i bëjnë ata të rishqyrtojnë vizitën përsëri në qytet.
Autoritetet në Katalonjë po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t'iu përgjigjur protestave gjithnjë e në rritje nga banorët në lidhje me numrin e tepërt të turistëve, të cilët sipas tyre po shtrenjtojnë çmimet e banesave duke nxitur një rritje të qirave afatshkurtra të pushimeve.
Një e katërta e të ardhurave të mbledhura do të ndihmojë në adresimin e krizës së strehimit në qytet, sipas vendimit. Barcelona ka njoftuar tashmë planet për të ndaluar të gjitha akomodimet me qira afatshkurtër deri në vitin 2028. Ndërkohë, mysafirët e shtëpive me qira për pushime do të paguajnë një maksimum prej 12.5 euro taksë për natë, nga 6.25 euro që ishte më parë.
Përpara rritjes së taksave, Barcelona renditej e 11-ta në listën e vitit 2025 të platformës së qirave të pushimeve Holidu, pas Amsterdamit, ku turistët paguan më shumë në Evropë me 18.45 euro në ditë.
Të prodhosh atlete me robotë! - Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut
Marka e veshjeve sportive On Running ka hapur një fabrikë në Busan të Koresë së Jugut duke përdorur robotë për të prodhuar atlete dhe planifikon të hapë më......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar edhe këtë mëngjes sikurse dhe një ditë më parë një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe duke u shitur me......
AAPSK, 160 milionë lekë për institucionet ligjzbatuese në 2025 - Fonde të tjera për SPAK, policinë e gjykatat edhe në 2026!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të......
Shtrenjtohen përsëri ushqimet, INSTAT: Çmimet e konsumit gjatë muajit janar 2026 u rritën me 2,3%
Shtrenjtimi i çmimit të ushqimeve ka vijuar edhe përgjatë muajit janar 2026. Këtë e konfirmon matja zyrtare e INSTAT, sipas të cilës Indeksi i Harmonizuar i......
Kryeministri Rama ironizon: "Çudia e madhe në Portugali", atje veprohet ndryshe!
Në një postim të shpërnadrë në platformën X, kryeministri Edi Rama ironizon sjelljen e opozitës dhe mediave, për disa qëndrime të mbajtura për bllokimin e......
Forcohet bashkëpunimi Doganë-AKU për garantimin e sigurisë ushqimore
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina......
Inflacioni në fillimin e vitit tejkalon Europën/ Norma në muajin janar regjistrohet në 2.3%
Sipas të dhënave mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me metodën europiane (IHÇK) në janar 2026 rezulton në nivelin 2.3%,......
Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale
Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit, Arsimin, Kulturën,......


