Europa Postuar më 9 Janar 2025, 11:50

Banka e Zvicrës, 88 mld USD fitime në 2024 - Rritja e çmimeve të arit dhe forcimi i dollarit, ndër faktorët kryesorë 

Nga Kristi Ceta

Banka e Zvicrës, 88 mld USD fitime në 2024 - Rritja e çmimeve

Banka Kombëtare Zvicerane pritet të raportojë një fitim rekord të plotë prej rreth 80 milionë frangash apo 88 miliardë dollarësh për vitin 2024, pasi përfitoi nga lulëzimi i tregjeve të aksioneve, rritja e çmimeve të arit dhe forcimi i dollarit amerikan.

Fitimi i pritshëm, sipas të dhënave, është më i larti që nga themelimi i Bankës Qendrore në vitin 1907, duke tejkaluar lehtësisht rekordin e mëparshëm prej 54 miliardë frangash në vitin 2017.

Banka, e cila do të publikojë fitimet më 3 mars, regjistroi një humbje vjetore prej 3.2 miliardë frangash në 2023 dhe një humbje rekord prej 132 miliardë frangash në 2022.

Institucioni realizoi një fitim prej 67 miliardë frangash nga zotërimet e saj në valutë të huaj vitin e kaluar, i nxitur nga tregjet e forta të kapitalit.

Dollari më i fortë amerikan, në të cilin Banka mban 39% të aseteve të saj në valutë të huaj me vlerë 744 miliardë franga, gjithashtu ndihmoi në rritjen e vlerësimeve të aksioneve dhe dividentëve kur konvertoheshin në franga.

Institucioni realizoi një fitim prej 21.2 miliardë frangash nga 1.04 milionë tonë metrikë ari që ka në dispozicion, pasi çmimi i metalit të çmuar u rrit me më shumë se 27% në 2024.

"Kushtet vitin e kaluar ishin shumë të favorshme për bankën, me një dollar më të fortë dhe çmime më të larta të arit, gjë që normalisht nuk ndodh në të njëjtën kohë, ndërkohë që tregjet e aksioneve dolën shumë mirë," thanë ekonomistët.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat