Europa Postuar më 16 Janar 2026, 10:15

Amazon lokalizon databaza të veçanta në Europë - Projekti 7.8 mld euro, do t’u pergjigjet shqëtësimeve konsumatore

Nga Dorian Koça

Amazon lokalizon databaza të veçanta në Europë - Projekti

Amazon Web Service lançoi një shërbim të ri cloud të vendosur tërësisht në Europë, duke iu përgjigjur shqetësimeve të përdoruesve në lidhje me sigurinë e të dhënave të manovruara kryesisht nga SHBA, duke ofruar një database në europë.

Qendrat e të dhënave janë fizikisht dhe ligjërisht të ndara nga serverat e tjerë të kompanisë me seli në SHBA, tha ofruesi më i madh i cloud-it në botë. Kjo do të lejojë funksionimin edhe nëse Bashkimi Europian do të shkëputej nga interneti ose Shtetet e Bashkuara do të ndalonin eksportet e softuerëve.

Europianët po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa ndaj teknologjisë së dominuar kryesisht nga SHBA, për shkak të shqetësimeve në lidhje me aksesin ligjor së të dhënave, që u lejohet autoriteteve. Akti i cloud kërkon që ofruesit me bazë në SHBA t'u japin autoriteteve qasje në të dhëna edhe nëse ato ruhen jashtë vendit.

Qendra e parë e të dhënave së AWS Europe po ndërtohet në shtetin gjerman të Brandenburgut, i cili rrethon Berlinin, tha drejtuesi teknologjik i AWS Hanisch. Projekti për Gjermaninë dhe vendet e tjera europiane, ëshë i mbështetur nga investime prej më shumë se 7.8 miliardë eurosh.

AWS shpreh se cloud-i do të sigurohet me kontrolle, siguri sovraniteti dhe mbrojtje ligjore që përmbushin kërkesat e qeverisë dhe biznesit europian.

"Cloud"-i europian i AWS do të operohet dhe monitorohet nga një kompani gjermane, bordi drejtues dhe këshillues i së cilës përbëhet nga qytetarë të BE-së, dhe të gjithë punonjësit përfundimisht do të duhet të kenë shtetësi të BE-së, shtoi Hanisch.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat