Europa Postuar më 11 Dhjetor 2024, 11:45

Agjenda e Presidencës së ardhshme të BE-së - Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike, në fokus të udhëheqjes polake

Nga Kristi Ceta

Agjenda e Presidencës së ardhshme të BE-së - Energjia,

Energjia, mbrojtja dhe siguria ekonomike do të jenë prioritetet e Bashkimit Evropian gjatë presidencës së ardhshme gjashtëmujore të Këshillit, që fillon në janar 2025.

Ambasadorja e Polonisë Agnieszka Bartol prezantoi një agjendë "ambicioze" për të sjellë stabilitet në një periudhë ndryshimesh dhe sfidash të mëdha, duke përfshirë ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, një komision të ri të BE-së dhe luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Presidenca polake synon të punojë në shtatë dimensione të ndryshme të sigurisë, duke filluar nga siguria e jashtme dhe e brendshme, te konkurrenca, e deri te cilësia e ushqimit, ilaçet kritike dhe çmimet e përballueshme të energjisë. Në lidhje me këtë të fundit, presidenca synon të analizojë se si të reduktohen kostot për bizneset dhe qytetarët, me një fokus të qartë në garantimin e sigurisë së furnizimit dhe diversifikimin e energjisë.

Përsa i përket sigurisë së brendshme dhe të jashtme, Këshilli pritet të përparojë në mbrojtjen e kufijve të Evropës, në sigurinë kibernetike, në luftën kundër ndërhyrjeve të huaja e dezinformimit, si dhe në rritjen e industrisë së mbrojtjes së bllokut. Raporti i Mario Draghit mbi konkurrencën vlerësoi se BE-ja duhet të mobilizojë 500 miliardë euro shtesë për mbrojtjen gjatë dekadës së ardhshme për të mbajtur ritmin me konkurrentët si SHBA dhe Kina.

Shpenzimet evropiane të mbrojtjes arritën një rekord prej 279 miliardë euro në vitin 2023, por vlerësimet tregojnë se do të nevojiten më shumë para për të plotësuar boshllëqet e financimit dhe për të investuar në projekte të reja si mburoja evropiane e mbrojtjes ajrore (Sky Shield). "Mentaliteti është ndryshuar rrënjësisht. Tani po flasim për financim të ri për mbrojtjen, që ishte tabu disa vite më pare,” tha Bartol.

Fondet e destinuara për mbrojtjen në buxhetin e BE-së 2021-2027 arrijnë në rreth 10 miliardë euro dhe buxheti i ardhshëm afatgjatë i BE-së, i njohur si Korniza Financiare Shumëvjeçare, nuk do të fillojë deri në vitin 2028, me pagesat që fillojnë një vit më vonë në skenarin më pozitiv.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat