Aeroportet e BE kërkojnë lehtësim kontrollesh - Bëjnë thirrje për heqjen e kufizimit “100 ml” për lëngjet
Aeroportet e BE-së po e shtyjnë Komisionin Evropian të ndjekë gjurmët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të heqë rregullat që kufizojnë pasagjerët evropianë të avionëve. Këto kufizime lidhen me pikat e kontrollit të sigurisë, që nuk i lejojnë njerëzit të kenë shishe më të mëdha se 100 mililitra.
Këshilli Evropian i Aeroporteve i dërgoi një letër Komisionerit të Transportit, duke kërkuar një ripërcaktim të qasjes kufizuese të bllokut.
"Kjo po ndikon te pasagjerët në lidhje me transportin e lëngjeve dhe ngadalëson proceset operative, duke rritur kohën e pritjes dhe duke pasur nevojë për staf shtesë të sigurisë. Këto do të çojnë në ndërprerje dhe vonesa gjatë muajve të verës, nëse kufizimet nuk hiqen deri në fund të muajit", thuhet në letër.
Limitimi i lëngjeve ka ndryshuar rrënjësisht politikat, kostot e të cilave i paguajnë aeroportet. Teknologjia e shqyrtimit, e njohur edhe si skanerët C3, u lejon pasagjerëve të shmangin kufizimin famëkeq prej 100 ml, të vendosur në vitin 2006 për shkak të kërcënimeve terroriste, dhe t'i mbajnë lëngjet e tyre në çanta në pikat e kontrollit të sigurisë.
Skanerët janë instaluar në qendra të mëdha si Mynihu, Roma, Frankfurti dhe Milano, si dhe në aeroporte më të vogla si Palma de Mallorca dhe Vilnius.
Por, Komisioni e ndaloi praktikën në shtator si një "masë paraprake, jo në përgjigje të ndonjë kërcënimi të ri, por adreson një problem teknik të përkohshëm". Kjo eliminoi nxitjen kryesore të aeroporteve për të investuar në skanerë C3, që janë "mesatarisht tetë herë më të shtrenjtë se makineritë konvencionale të shqyrtimit me rreze X, ndërsa kostot e mirëmbajtjes operative janë katër herë më të larta", tha Këshilli.
Kufizime të ngjashme u futën në Mbretërinë e Bashkuar, por vendi u tërhoq nga masa në muajin prill, duke lejuar sërish enë më të mëdha për lëngje. Kjo e ka nxitur industrinë t'i bëjë thirrje BE-së të ndjekë të njëjtin shembull. Aeroportet e bllokut mendojnë se “vazhdojnë të mbeten me një proces të ngadaltë, të errët dhe burokratik që nuk është më i përshtatshëm për të adresuar kërkesat e sigurisë në një botë gjeopolitikisht të paqëndrueshme. Kjo i vendos në një disavantazh të dukshëm në aspektin e inovacionit, kostove, efikasitetit operacional dhe pozicionit të tyre konkurrues”, thuhet në letër.
Këshilli Evropian i Aeroporteve dëshiron që Komisioni të lejojë që skanerët C3 të “certifikohen nga BE sa më shpejt, dhe në çdo rast para 1 korrikut 2025”.

Lehtësohet qasja në arsimin e lartë - Hyn në fuqi marrëveshja për studime në Ballkanin Perëndimor
Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar në......

A po abuzojnë bizneset me punonjësit e huaj? - Qosja: Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje në subjekte
Për shkak të emigrimit të shqiptarëve, subjektet po hasin vështirësi për punonjës. E zgjidhje janë punonjësit e huaj. Sipas inspektimeve të Inspektoriatit......

A po zbehet vlera e diplomave? - Vjerdha: Më shumë se gjysma e punëve ofrohen pa kualifikim
Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë po ulet në Shqipëri, ndërkohë që po zbehet edhe vlera që ofrojnë këto dokumente në tregun e punës në vend. Një......

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm - Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?
Në sheshet e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera turistike në Shqipëri shpesh shohim grupe turistësh të shoqëruar nga guidat por edhe grupime të......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 79.33 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2025, në......

Tuneli i Llogarasë, masat për qarkullimin - Zv.Kryeministrja Balluku inspekton Qendrën e Monitorimit: Zbatoni rregullat!
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë tunelin e Llogarasë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në të kundërt do të......

Cili profesion ka pagën më të lartë në Europë?
Pagat ndryshojnë shumë në sektorë dhe profesione në Europë. Ndërsa një numër vendesh pune po zhduken, po shfaqen edhe të reja. Disa role, si ato në kujdesin......

Ekonomia greke u rrit me 2.2% në janar-mars - Por, rënia e investimeve rrezikon realizimin e objektivit vjetor
Ekonomia greke u rrit me 2.2% në tremujorin e parë, treguan të dhënat paraprake nga Autoriteti Statistikor Helen (ELSTAT). Në të njëjtën kohë, investimet......