Europa Postuar më 13 Shtator 2025, 10:26

A është BE gati të shkëputet nga gazi i Rusisë? - Blloku blen më shumë se gjysmën e eksporteve totale ruse të LNG-së

Nga Kristi Ceta

A është BE gati të shkëputet nga gazi i Rusisë? -

Gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 2022 deri në fund të korrikut 2025, Bashkimi Evropian ka blerë më shumë se gjysmën e eksporteve totale të gazit natyror të lëngshëm të Rusisë (51%).  Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje mbi deklaratat e zyrtarëve evropianë, që theksojnë se do të ndalojnë plotësisht importin e LNG-së ruse deri në fund të vitit 2027.

Importuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm në BE janë Franca, Spanja dhe Holanda. Sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, blerësi i dytë më i madh inë këtë periudhë ishte Kina me 21% të totalit, ndërsa në vend të tretë ishte Japonia me 18%.

Për më tepër, tre vjet pas nisjes së luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian mbetet ende blerësi më i madh i gazit rus përmes tubacioneve, me një pjesëmarrje prej 36%.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, vlera e eksporteve të LNG-së ruse drejt BE-së u rrit nga 3.47 miliardë euro në 4.48 miliardë euro, çka tregon se politika për të reduktuar varësinë vazhdon të mbetet prapa ritmit që imponon realiteti ekonomik, sipas CNN.

Problemi nuk është vetëm politik, por edhe infrastrukturor. Shumë shtete nuk kanë terminale dhe tubacione të mjaftueshme për të kaluar me shpejtësinë e duhur në burime të tjera furnizimi.

Për të arritur pavarësinë energjetike, Bashkimi Evropian do të duhet të investojë më shumë në infrastrukturë dhe të përshpejtojë tranzicionin drejt burimeve alternative.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat