A e frenoi taksa mbiturizmin në Venecia? Masa për turistët ditorë mblodhi mbi 5 milionë euro në 2025
Me mbylljen e korrikut, përfundoi viti i dytë i periudhës provë për taksën e turistëve ditorë në Venecia. Gjatë 54 ditëve të muajve prill, maj, qershor dhe korrik, turistët që kalonin vetëm një ditë në qytet ishin të detyruar të rezervonin vizitën e tyre dhe, përveç përjashtimeve, të paguanin një tarifë. Kjo taksë u krijua për të frenuar turizmin brenda ditës, që mbipopullon qytetin e vogël gjatë muajve më të ngarkuar dhe sjell pak përfitime për banorët lokalë.
Megjithatë, shifrat e këtij viti tregojnë se numri i vizitorëve ditorë ka pësuar vetëm një rënie të vogël krahasuar me vitin e kaluar, me ditët më të ngarkuara që regjistruan gati 25,000 turistë, sa gjysma e popullsisë së Venecias.
Një ndryshim i rëndësishëm ishte tarifa e dyfishtë prej 10 eurosh për turistët që rezervonin vizitën më pak se katër ditë më përpara, për të shmangur fluksin e minutës së fundit dhe për të ndihmuar autoritetet në menaxhimin e situatës. Por, të dhënat tregojnë se afërsisht gjysma e vizitorëve paguan tarifën e dyfishtë.
Në total, gjatë vitit 2025, 723,497 turistë paguan taksën për vizitën ditore, duke sjellë të ardhura prej 5,421,425 eurosh. Kjo është pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2024, kur u regjistruan 485,062 pagesa me një total prej 2.4 milionë eurosh, megjithëse atë vit taksa ishte në fuqi vetëm për 29 ditë.
Mesatarja ditore e vizitorëve që paguan taksën ishte 13,046 në 2025, pak më pak se 16,676 në 2024, një rënie e vogël që përputhet me trendin e përgjithshëm të uljes së numrit të turistëve në rajon.
Për ata që duan të shmangin turmat e mëdha, tarifa ditore ofron edhe një udhëzues të dobishëm për ditët dhe oraret më pak të ngarkuara për vizita. Si edhe vitin e kaluar, e shtuna ishte dita me më shumë pagesa, me një mesatare prej 13,046 turistësh në ditë.
Edhe pse taksa nuk duket se ka ndaluar turistët që të vizitojnë Venecian në ditët më të ngarkuara, këshilli i qytetit pretendon se të ardhurat do të investohen në shërbim të banorëve. Pas zbritjes së kostove të menaxhimit, të paktën 1.5 milionë euro do të përdoren për uljen e taksës mbi mbeturinat në qytet.

624 ankesa për prokurime publike/ Janar-Korrik, 31.4 mln lekë arkëtime në buxhetin e shtetit
Në 7 muaj, nga procedurat tenderuese, buxheti i shtetit ka arkëtuar gjithsej 31.4 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të......

Greqia prezanton skemën e re tatimore/ Cilat shtresa përfitojnë më shumë nga masa e re e qeverisë?
Qeveria greke ka njoftuar një skemë të re tatimore që sjell përfitime për miliona tatimpagues, me shumën që ndryshon ndjeshëm në varësi të të ardhurave dhe......

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë dhe Greqinë/ Shkak, sfidat ekonomike të këtyre vendeve. Gjermania dhe Evropa Veriore, “magneti” i ri
Rreth 79% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali, Greqi dhe SHBA. Sipas të dhënave të raportuara nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Shqipërisë,......

Bie miti, të rinjtë po kërkojnë pronësinë mbi tokën! Mbi 81% e certifikatave në fshat janë në emër të burrave
Tradicionalisht, fshati është i “zotëruar” nga meshkujt dhe gratë kanë shumë pak apo aspak të drejta mbi tokën. Të dhënat historike nga fazat e hershme të......

“Park eolik në Tropojë, nga më të mëdhenjtë në Evropë”/ Balluku: Investim amerikan. Në 10 vite, 1000 km rrugë, 30 km tunele e më shumë 21 km ura
Një nga parqet më të mëdhenj eolikë në Evropë synohet të ndërtohet në Tropojë. Nga Konferenca e Ambasadorëve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Sa kushton një GB internet në Shqipëri? Paguajmë më shumë se fqinjët, por i përballueshëm globalisht
Interneti është pjesë e pandarë e jetës së përditshme për shumë përdorues, duke u bërë i nevojshëm për funksione sociale dhe personale. Por si çdo gjë......

"Një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës” - Zv/kryeministrja Balluku: Do të vendoset në Tropojë, financohet nga kompani amerikane
Zhvillohet dita e dytë e konferencës së ambasadorëve, me temë “Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe”. Gjatë fjalës së saj......

Sa metër katror pyll kemi për çdo shqiptar? Thesari i gjelbër përfaqësonte rreth 60% të territorit në vitin 2024
Në vitin 2024, fondi pyjor dhe kullosor i vendit shtrihej në mbi 1.7 milionë hektarë, që përfaqësojnë 60% të territorit. Nga kjo sipërfaqe, rreth dy të......