A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani? Ideja e ministrit të financave kundërshtohet nga kancelari Merz

Partitë e koalicionit në Gjermani po zhvillojnë një debat të brendshëm, në lidhje me mënyrat e financimit të deficitit buxhetor, që llogaritet në rreth 30 miliardë euro. Për këtë arsye, Ministri i Financave Lars Klingbeil nuk e ka përjashtuar një rritje të taksimit për individët me të ardhura të larta, një ide që kundërshtohet fuqimisht nga kristiandemokratët. Klingbeil, i cili është edhe kreu i SPD-së, ka deklaruar se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. Sipas tij, parashikimi për rritjen e deficitit buxhetor në vitin 2027 vjen për shkak të politikave sociale, si “pensioni i nënave” dhe kompensimet për komunat, si pjesë e projektit “stimulimi i rritjes”. Lideri i SPD-së paralajmëroi se shkurtimet në mbështetjen sociale nuk duhet të jenë objektivi kryesor. “Ka disa që mendojnë se të gjitha paratë mund të kursehen në pensione, kujdes shëndetësor, kujdestari për personat me aftësi ndryshe”, tha ministri i Financave. Ai shtoi se, lajmi i mirë është që debati për buxhetin e vitit 2027 po fillon tani dhe ka shumë kohë në dispozicion për të arritur një marrëveshje.
Ndërkohë, edhe kancelari Friedrich Merz e ka hedhur poshtë idenë e rritjes së taksave. “CDU/CSU dhe SPD ranë dakord në marrëveshjen e koalicionit që taksat nuk do të rriteshin”, tha Merz, në një intervistë të dhënë në verë për ZDF. Kjo çështje u diskutua gjerësisht edhe gjatë negociatave për krijimin e qeverisë. Në atë kohë, kreu i CSU-së, Markus Soder dhe kreu i CDU-së, Friedrich Merz ia bënë të qartë Ministrit aktual të Financave, Klingbeil se nuk do ta nënshkruanin marrëveshjen nëse SPD-ja këmbëngulte në rritjen e taksave.
Kreu i CSU, Soder mbështet një reformë të ndihmave sociale, që nënkupton kritere më të rrepta për ata që refuzojnë punën ose marrin para nga shteti për strehim dhe shërbime. Ky qëndrim mbështetet edhe nga kancelari Friedrich Merz.
Evropa përgatitet për një shtator të ngrohtë/ Temperaturat priten të jenë 5-8 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare
Evropa po përgatitet për një fillim të pazakontë të shtatorit me temperatura shumë më të larta se normalja, pas një vere nën efektin e valëve të nxehtësisë......
Sa kushton çanta e ditës së parë të shkollës? Fatura regjistron një kosto 6,000-15,000 lekë
Shtatori është muaji i rikthimit në banka, një periudhë që shënon nisjen e vitit të ri shkollor për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazit. Përveç......
1 në 5 të rinj, as në punë as në shkollë/ Por, Shqipëria qëndron pas vendeve si Turqia, Greqia apo Italia për këtë normë
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një nivel prej 22.2% të të rinjve të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë dhe nuk marrin pjesë......
“Zero kredi për çelje biznesi”/ BSH: Që prej gushtit 2023, nuk është marrë asnjë hua e re në bankë për këtë qëllim
Kredia e bankave nuk po përdoret më për të financuar hapjen e bizneseve të reja. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, që prej gushtit të vitit 2023 nuk......
Tarifat pengojnë rimëkëmbjen e industrisë së kimikateve/ Prodhuesit evropianë përballen me ulje të fitimeve dhe konkurrencë të ashpër
Prodhuesit evropianë të kimikateve ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të tarifave amerikane prej të paktën 15% mbi importet nga Bashkimi Evropian.......
24% e mjeteve “ngelin” në kontrollin teknik/ Cilat janë defektet që rrezikojnë jetën e shoferëve?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat përgjatë vitit 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve......
“Google duhet të ndajë të dhënat kërkimore me rivalët”/ Gjykata e SHBA-së urdhëron kompaninë të zbatojë rregullat e konkurrencës
Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur që Google, në pronësi të kompanisë Alphabet, duhet të ndajë të dhënat e kërkimeve me rivalët për të rritur......
“Tarifat trondisin rregullat e tregtisë globale”/ OBT paralajmëron për krizën më të madhe tregtare në 80 vitet e fundit
Pjesa e tregtisë globale që zhvillohet mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) ka rënë në 72% dhe mund të bjerë edhe më tej,......





