Europa Postuar më 2 Maj 2026, 13:16

800 hektarë pyll përpihen nga flakët në Itali/ Zjarri në malin Faeta, evakuohen 3 mijë banorë

Nga SCAN TV

800 hektarë pyll përpihen nga flakët në Itali/ Zjarri

Rreth 3 mijë banorë janë evakuuar për shkak të një zjarri masiv në malin Faeta, mes provincave të Pizës dhe Lucca-s, i cili vijon prej 2 ditësh.

Evakuimi u krye veçanërisht në zonat e Asciano dhe San Giuliano Terme dhe sistemi i mbrojtjes civile është aktivizuar për të ndihmuar banorët.

Zjarri ka shkatërruar tashmë rreth 800 hektarë pyll midis Santa Maria del Giudice, Asciano dhe San Giuliano Terme.

Reuters thotë se zjarret janë aktive në disa zona dhe ka qenë e vështirë të vihen nën kontroll.

Katër avionë Canadair dhe një helikopter S-64 janë në veprim, së bashku me ekipet në terren. Flakët vijojnë në zonën e Pizës, ndërsa në Lucca, situata është qetësuar.

Gjithashtu janë vendosur postblloqe rrugore në zonat e prekura për të shmangur depërtimin e mjeteve të shpëtimit dhe për të garantuar sigurinë e operacioneve.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat