Europa Postuar më 9 Nëntor 2024, 11:20

35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit - Rëndësia e datës 9 nëntor 1989 në historinë e Evropës

Nga Kristi Ceta

35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit - Rëndësia e

Më 9 Nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e Republikës Demokratike Gjermane (Gjermanisë Lindore), eksperimenti socialist u zhduk nga harta politike e Evropës. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 Nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të kontinentit.

“E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të Gjermanisë Lindore iu hapën krejt papritur kufijtë. Në fakt, muaj më parë ishin zhvilluar protesta kundër regjimit totalitar të shtetit. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadat e Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermanisë Perëndimore) dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve, kishte muaj që rritej nga dita në ditë.

Por askush nuk e kishte menduar atë që ndodhi më 9 nëntor 1989. Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të Berlinit të ndarë.

Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i unifikimit së brendshmi ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror.

Por në kalendarin historik gjerman, 9 Nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Reichstag-ut (parlamentit) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Ëilhelm-it II kishte marrë fund. Ekonomia gjermane do të fuqizohej në këto vite, duke u bërë më e madhja në Evropë. Ndërkohë në mesin vendeve të eurozonës vitin e kaluar, ajo u dobësua për shkak të ndikimit të kostos së lartë të energjisë, porosive të vogla globale dhe normave të larta rekord të interesit.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat