3 mld euro për ndërtimin e hekurudhës së re - Kroaci, linja e re do të lidhë Ballkanin me Europën Qendrore

Operatori shtetëror i infrastrukturës hekurudhore në Kroaci, “HZ Infrastruktura”, njoftoi se ka shpallur një tender publik për shërbime konsulence për përgatitjen dhe zbatimin e një procedure prokurimi për projektimin dhe ndërtimin e një linje hekurudhore, me një vlerë të parashikuar prej rreth 3 miliardë eurosh. Shërbimet e konsulencës pritet të kushtojnë rreth 1.5 milionë euro dhe afati i fundit për të dorëzuar ofertat është 31 marsi.
Projekti ka të bëjë me të ashtuquajturën hekurudha fushore Zagreb - Rijeka, e cila do të përfshijë dy seksione të reja, që janë në fazën e hartimit të projekteve konceptuale dhe marrjes së lejeve. Me ndërtimin e tyre, gjatësia e hekurudhës Zagreb - Rijeka do të jetë rreth 175 km, rreth 56 km më e shkurtër, krahasuar me atë ekzistuese.
Ndërtimi do të kryhet sipas modelit të “kontraktimit të Aleancës”, që aplikohen në projekte komplekse infrastrukturore dhe kërkon bashkëpunim më të ngushtë midis klientit dhe furnizuesve. Ky model nuk është zbatuar deri më tani në Kroaci. Ndryshe nga modelet tradicionale, ku rreziqet kanë tendencë t'i transferohen kontraktorit, në modelin e Aleancës të gjithë pjesëmarrësit kryesorë në projekt punojnë si një ekip i integruar, menaxhojnë së bashku rreziqet dhe i publikojnë kostot në mënyrë transparente.
Kjo hekurudhë është pjesë e tre korridoreve të rëndësishme të transportit transeuropian - Mesdheut, Detit Baltik - Detit Adriatik dhe Ballkanit Perëndimor - Mesdheut Lindor, që lidhin portin e Rijekës me Hungarinë dhe vendet e tjera të Europës Qendrore.
Linja e planifikuar me dy binarë do të elektrifikohet dhe do të projektohet për një shpejtësi prej 160 km/orë. Hekurudha e re do të kalojë nëpër terrene shumë të vështirë dhe kërkon ndërtimin e 17 viadukteve apo urave me harqe, 14 tuneleve dhe pesë stacioneve të reja. Ndërtimi i saj do të rrisë sigurinë dhe kapacitetin e trafikut hekurudhor dhe do të mundësojë udhëtimin e trenave me gjatësi 750 metra.
Lehtësohen kontrollet për subjektet korrekte - Cilët janë sektorët nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës?
Siguria dhe shëndeti në punë mbeten prioritet absolut për Inspektoriatin e Punës për vitin 2026, veçanërisht në sektorë si ndërtimi dhe minierat, të cilët......
Projekti europian për një “Bord të Paqes” kontinental - Pesë ministrat e mbrojtjes planifikojnë rritje të shpenzimeve
Një projekt me vlerë miliona euro po iniciohet nga pesë fuqitë më të mëdha mbrojtëse të Europës me qëllim prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me kosto......
Trump njofton tarifa të reja globale prej 10% - Pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vendosi një tarifë të re globale prej 10% dhe do të vazhdojë me masa alternative tregtare, pasi Gjykata Supreme......
Çfarë mund ta fuqizojë SHBA gjatë 2026? - Integrimi i gjerë në IA, fokus primar i rimëkëmbjes financiare
Rritja ekonomike e SHBA u ngadalësua më shumë se sa pritej në tremujorin e fundit të vitit 2025. Shkak janë ndërprerjet funksionale federale si pasojë e......
Kina shfaq robotët humanoide të arteve marciale - Nis gara botërore. A duhet të shqetësohet Evropa?
Kina ka përshpejtuar përpjekjet për të ndërtuar robotë më të aftë të mundësuar nga inteligjenca artificiale me më pak kontribut njerëzor. Makineritë e këtij......
30 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total, shkak rimbursimet
Afro 30 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......
Rrëshqitjet në rrugën Librazhd-Pogradec/ ARRSH: Ndalohet lëvizja për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët
Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në aksin Librazhd - Pogradec do të jetë i ndaluar. Përmes një njoftimi zyrtar Autoriteti Rrugor......
Fond i Veçantë për Pensionet, Financat depozitojnë 167 milionë euro në Bankën e Shqipërisë
Rreth 167 milionë euro do të depozitohen nga Ministria e Financave në Fondin e Veçantë të Pensioneve që është krijuar në Bankën e Shqipërisë, i cili do të......


