260 mln euro për energjinë - Kroacia miraton paketën për të frenuar rritjen e faturave për familjet dhe bizneset

Qeveria e Kroacisë ka miratuar një paketë masash me vlerë 260 milionë euro, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë, të nxitur nga lufta në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë në furnizimin global. Kryeministri kroat tha se rritja e kostove të energjisë po përhapet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke ndikuar te transporti, industria dhe çmimet e ushqimeve.
Paketa do të zbatohet nga 1 tetori 2026 deri në fund të marsit 2027. Rreth 126 milionë euro do të përdoren për të mbajtur të pandryshuara çmimet e energjisë elektrike për familjet, si dhe për institucionet publike, përfshirë shkollat, spitalet dhe muzetë. Çmimet do të mbahen të pandryshuara edhe për kompanitë me konsum gjashtëmujor deri në 250 mijë kilovat-orë.
Një tjetër pjesë e paketës, me rreth 44 milionë euro, do të përdoret për të frenuar rritjen e çmimeve të gazit dhe ngrohjes. Sipas qeverisë, 42 milionë euro do të shkojnë për subvencionimin e gazit dhe ngrohjes për familjet, sektorin publik dhe atë jofitimprurës. Kjo masë pritet të shmangë një rritje prej 16% të çmimit të gazit.
Qeveria do të vijojë gjithashtu të mbajë të kufizuara çmimet e 100 produkteve bazë, në përpjekje për të zbutur presionet inflacioniste. Për konsumatorët në vështirësi ekonomike janë parashikuar 54,6 milionë euro në formën e mbështetjes për energjinë, ndërsa 2 milionë euro të tjera do të përdoren për të ndihmuar ofruesit e shërbimeve sociale.
Ndërkohë, veteranët dhe viktimat e luftës që janë pjesë e sistemit të kujdesit social do të përfitojnë një pagesë të vetme prej 70 eurosh, me një kosto totale prej rreth 1 milion euro. Sipas kryeministrit kroat, çmimi i naftës Brent është rritur me rreth 50% gjatë vitit të fundit, duke arritur në afro 100 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, çmimi referencë i gazit në Evropë është rritur me 136%, në rreth 78 euro për megavat-orë. Që prej marsit, qeveria kroate ka ndërhyrë çdo javë në çmimet e karburanteve, në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës.
Pa këto ndërhyrje, çmimi i benzinës Eurosuper do të kishte arritur në 1,88 euro për litër, nga 1,67 euro që është aktualisht. Për naftën Eurodiesel, çmimi do të ishte rreth 2,10 euro për litër, kundrejt 1,70 euro aktualisht.
Ndërhyrjet e qeverisë kanë sjellë një ulje prej rreth 140 milionë eurosh në të ardhurat buxhetore gjatë periudhës mars-shtator, krahasuar me parashikimet. Masat e reja vijnë në një kohë kur inflacioni në Kroaci u përshpejtua në 4,1% në gusht, nga 3,9% që ishte në korrik.
Inflacioni në Kosovë, 7.3% - Transporti dhe energjia kryesojnë rritjen e çmimeve në gusht
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7,3%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të......
Hidrogjeni kalon 130 mld Usd - Investimet rriten, por kostot mbeten pengesë
Investimet globale në projekte të hidrogjenit të pastër kanë kaluar shifrën e 130 miliardë dollarëve, teksa qeveritë po e shohin gjithnjë e më shumë këtë......
Lufta rikthen qymyrin - Kërkesa globale pritet të arrijë rekord në vitin 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme po ndryshon edhe tregun global të energjisë. Kërkesa për qymyr pritet të rritet me 1.2% gjatë vitit 2026, duke arritur në një......
Evropa po braktis pronësinë - Qiratë kthehen në zgjedhjen e miliona banorëve
Pronësia mbi një banesë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një pjesë të madhe të europianëve, duke e kthyer qiranë nga një zgjidhje të përkohshme në një......
Ligji për faljen e detyrimeve, Tatimet: Në gusht u fshinë 1.95 milionë euro detyrime për 651 tatimpagues
Përgjatë muajit gusht në systemin tatimor janë fshirë edhe 1.95 milionë euro detyrime për 651 tatimpagues. Shifrën e ka publikuar Drejtoria e Tatimeve në......
WE Finance Code, Ahmetaj: Mundësi për krijimin e një sistemi financiar gjithëpërfshirës
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, shpjegon rëndësinë e WE Finance Code për krijimin e një sistemi financiar më......
Siguria dhe menaxhimi, përvojë amerikane për aktivitetin në Portin e Durrësit
Përvojë amerikane për menaxhimin e portit të Durrësit. Në një pstim të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë bëhet e ditue se këshilltari i jashtëm i......
Arsimi profesional bujqësor, ministri Andis Salla fton të rinjtë që të regjistrohen
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Shkollën Profesionale Bujqësore të Golemit, nga ku u bëri thirrje të rinjve që të zgjedhin......

