Europa Postuar më 9 Janar 2025, 13:15

2024, vit rekord për prodhimin e energjisë në BE - Çmimet e energjisë elektrike me shumicë u ulën me 16%

Nga Kristi Ceta

2024, vit rekord për prodhimin e energjisë në BE - Çmimet

Viti 2024 shënoi një rekord për sektorin energjetik të BE-së, ku burimet e rinovueshme kontibuuan me rreth 50% të prodhimit total. Megjithatë, kërkesa për energji mbeti e ulët, kryesisht për shkak të ngadalësimit industrial.

Sipas të dhënave të Eurelectric, 2024 ishte një vit rekord për sektorin energjetik të Bashkimit Evropian. Emetimet ishin 59% më të ulëta se në vitin 1990, ndërsa çmimet negative u shfaqën 1480 herë. Çmimi mesatar i shitjes me shumicë të energjisë elektrike në BE ra me 16% nga viti 2023. I vetmi aspekt negativ ishte kërkesa për energji, e cila nuk u rrit që nga kriza, kryesisht për shkak të konsumit të ulët industrial.

Në vitin 2024, çmimet e tregut me shumicë ranë në 82 euro për MWh, nga 97 euro për MWh. Mesatarja ishte edhe më e ulët, 76 euro për MWh, deri në tremujorin e fundit të vitit, kur përdorimi i shtuar i gazit, kërkesa e lartë për shkak të dimrit, mungesa e energjisë diellore dhe ditët pa erë rritën shifrat. Paralelisht, çmimet negative thyen një rekord të ri këtë vit pasi u regjistruan në 17% të rasteve. Kjo ndodh kur ka një tepricë të energjisë elektrike, shpesh për shkak të gjenerimit të energjisë së rinovueshme nga era ose dielli, dhe nuk ka kërkesë të mjaftueshme për ta konsumuar.

Të dhënat e Eurelectric dëshmojnë edhe një herë se investimi në burimet e rinovueshme është rruga e duhur për një ekonomi më konkurruese dhe të dekarbonizuar, por ato duhet të plotësohen me kapacitet më të fortë dhe fleksibël për të balancuar ndryshueshmërinë e tyre, shpjegojnë eskpertët.

Viti 2024 shënoi emetimet më të ulëta nga sektori energjetik i BE-së. Rënia vjetore ishte 13%. Burimet e rinovueshme kontribuuan me 48% të prodhimit total, të ndjekura nga energjia bërthamore, me 24% dhe lëndët djegëse fosile me 28%, me këto të fundit që kanë regjistruar shifrën më të ulët ndonjëherë.

Kërkesa për energji u rrit me më pak se 2% nga viti 2023, por mbeti më e ulët se nivelet e parakrizës. Eurelectric shpjegon se një pjesë e reduktimit vjen për shkak të efikasitetit më të lartë dhe kursimeve. Megjithatë, sipas të dhënave, më shumë se 50% e rënies ishte shkaktuar nga ngadalësimi industrial.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat