183.7 miliardë euro për mbrojtjen deri në 2030-ën - Gjermania, rrit me 1/3 hpenzimet krahasuar me vitin aktual

Gjermania po përgatitet për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake. Sipas projektbuxhetit të miratuar nga kabineti federal, në vitin 2027 për mbrojtjen do të ndahen 109.7 miliardë euro, rreth një e treta më shumë krahasuar me fondet e planifikuara për këtë vit.
Në total, buxheti për vitin 2027 arrin në 555.4 miliardë euro, nga 524.5 miliardë euro që është këtë vit. Sipas mediave vendase, pjesa më e madhe e fondeve shtesë do të përdoret për modernizimin e forcave të armatosura dhe për blerje të reja ushtarake.
Qeveria gjermane argumenton se kjo rritje është e nevojshme për të përmbushur angazhimet ndaj NATO-s dhe për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë reduktimin e pranisë së tyre ushtarake në Evropë.
Sipas planit, shpenzimet për mbrojtjen do të vazhdojnë të rriten edhe në vitet në vijim, duke arritur në 183.7 miliardë euro deri në vitin 2030.
Projektbuxheti, parashikon gjithashtu 11.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2027. Në vitet pasuese, kjo mbështetje pritet të ulet në 8.5 miliardë euro në vit.
Për të përballuar këto shpenzime, qeveria e koalicionit e kancelarit Friedrich Merz planifikon të marrë hua të reja në vlerën e 118.7 miliardë eurove vetëm për buxhetin bazë federal të vitit të ardhshëm.
Projektbuxheti duhet të kalojë tashmë edhe miratimin në parlament, përpara se të hyjë në fuqi.
Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit. Fieri, zemra e ullishtarisë shqiptare
Prodhimi i ullinjve në Shqipëri arriti në 143.4 mijë tonë gjatë vitit 2025, duke mbetur në një nga nivelet më të larta të viteve të fundit, pavarësisht një......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet dollari dhe Franga. Paundi fiton pikë
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u dobësuar në raport me një ditë më parë teksa është blerë me 81.4 lekë dhe është......
Java e Administratës Publike, nisma të reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE
Në kuadër të Javës së Administratës Publike, e zhvilluar nën moton e ndërtimit të një administrate moderne në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të......
10.6 miliardë lekë të ardhura në një muaj, dogana e Durrësit furnizuesja kryesore e buxhetit të shtetit
Porti i Durrësit mban pjesën më të madhe të furnizimit të tregut shqiptar me mallra e për këtë arsye edhe të buxhetit të shtetit me te ardhura. Sipas një......
Rivlerësimi, Tatimet: Në periudhën mars-qershor u kursyen 104.3 milionë euro kosto fiskale
Nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme janë kursyer deri në fund të muajit qershor 104.3 milionë euro kosto fiskale nga tatimpaguesit. Shifrën e ksa......
Menaxhimi i sezonit turistik, Karakaçi: Nënstacioni i ri në Piqeras rrit sigurinë e furnizimit me energji në jug
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se nënstacioni i ri elektrik që po ndërtohet në Bunec, pranë Piqerasit, do të përmirësojë......
Bota përballon humbjen historike të furnizimit me naftë - Shkak lufta me Iranin, rezervat e pakësuara sjellin rreziqe
Bota ka përballuar me lehtësi humbjen e mbi një miliard fuçive furnizim me naftë që nga fillimi I luftës, por, me paqen afatgjatë të pakapshme dhe rezervat......
Korridori VIII, hapet tenderi për linjat e tensionit - Kontrata prek edhe aksin Tiranë - Durrës, fondi limit 166.7 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për hartimin e projektit teknik të spostimit të linjave të tensionit të lartë që preken nga ndërtimi i......



