Europa Postuar më 18 Janar 2025, 16:05

10 mld euro për qendrat e të dhënave - Italia dyfishon investimet për periudhën 2025-2026

Nga Kristi Ceta

10 mld euro për qendrat e të dhënave - Italia dyfishon investimet

Investimet në qendrat e të dhënave të Italisë do të dyfishohen në 10 miliardë euro për periudhën 2025-2026, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Të dhënat vijnë nga një qendër kërkimore e Universitetit Politeknik të Milanos.

Megjithatë, vendi duhet të trajtojë pengesat e mundshme të rrjetit dhe kostot e larta të energjisë për të mbështetur investimet, thuhet në raport.

Tregu i qendrave të të dhënave në Itali po përjeton një fazë zgjerimi të fortë, me zonën e Milanos që vepron si forcë shtytëse dhe ka një normë rritjeje vjetore dukshëm më të lartë se ajo e qyteteve kryesore teknologjike evropiane, si Frankfurti, Londra, Amsterdami, Parisi dhe Dublini.

Një shifër përfundimtare që vërteton zhvillimin e këtij sektori është kapaciteti i përgjithshëm energjetik në sallat e të dhënave, që ka arritur në 513 megavat, veçanërisht falë kontributit të dhënë nga qyteti i Milanos.

Qeveria italiane po kërkon të tërheqë investime nga firmat e mëdha të teknologjisë, të cilat janë të prirura të rrisin kapacitetin e tyre cloud për të përmbushur kërkesën në rritje të inteligjencës artificiale.

Vitin e kaluar, Microsoft njoftoi një plan për të investuar 4.3 miliardë euro në Itali për ta zhvilluar aty rrjetin cloud. Amazon Web Services tha gjithashtu se do të investonte 1.2 miliardë euro gjatë pesë viteve.

"Zhvillimi i infrastrukturave gjithnjë e më të fuqishme ngre shqetësime në lidhje me furnizimin e tyre me energji dhe qëndrueshmërinë e rrjetit në vend," theksuan ekspertët e qendrës kërkimore.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat