1/3 e buxhetit për ushtrinë - BE pritet të shpenzojë rreth 400 miliardë euro për mbrojtjen
Bashkimi Evropian po përgatitet të kanalizojë më shumë se 390 miliardë euro shpenzime për mbrojtjen dhe sigurinë e bllokut. Pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, kanë rinisur diskutimet për forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes.
Tërheqja e mundshme e SHBA-së nga marrëveshjet e NATO-s dhe reduktimi ose ndërprerja e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën rrit sfidat dhe rreziqet për sigurinë e BE-së. Përveç kësaj, Trump ka paralajmëruar aleatët e NATO-s se ai nuk do të garantonte mbrojtjen e tyre nëse nuk paguanin pjesën e tyre të drejtë të shpenzimeve të mbrojtjes, të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërkohë, aksionet në industritë evropiane të mbrojtjes u rritën pas zgjedhjes së Trump. Aksionet e kompanisë italiane Leonardo SpA u rritën me 17% ndërsa ato të prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall me 22%.
Sipas Financial Times, Brukseli po ndryshon politikën e financimit të BE-së për të ridrejtuar deri në 1/3 e buxhetit të BE-së për 2021-2027 në shpenzimet e mbrojtjes.
Këto fonde do të merren nga Fondet e Kohezionit, të cilat synojnë reduktimin e pabarazisë ekonomike mes vendeve të BE-së. Shtetet anëtare do të kenë më shumë fleksibilitet në ndarjen e këtyre fondeve për të mbështetur industritë e tyre të mbrojtjes dhe projektet e lëvizshmërisë ushtarake, siç janë përforcimi i rrugëve dhe urave për të lejuar kalimin e sigurt të tankeve.
Kjo do të përfshijë lejimin e financimit për rritjen e prodhimit të armëve dhe municioneve, megjithëse ndalimi i përdorimit të fondeve të BE-së për blerjen e këtyre armëve do të mbetet efektiv.
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.8 lekë nga java shkuar më një rënie të lehtë të kuotës sipas kursit të këmbimit......

Bonusi fundvitit/ Rama: 15 mijë lekë bonus për pensionet deri në 20 mijë lekë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvendin e Shqipërisë, se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e......

Raporti/ Planet e Europës për të vazhduar mbështetjen tek gazi rrezikojnë angazhimet për klimën!
Rritja e fuqisë së gazit në të gjithë Europën kërcënon të rrezikojë angazhimet klimatike dhe të bllokojë lëndët djegëse fosile për dekada, ka gjetur një......

Kompanitë amerikane të shqetësuara nëse Kina hakmerret për të luftuar Trump!
Me ekipin e tregtisë dhe politikës së jashtme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump që mban një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, kompanitë amerikane janë......

35 vite nga rënia e Murit të Berlinit - Vlerat e 1989-ës dhe sfidat e sotme të demokracisë
The Economist Gjermania festoi të shtunën 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, që ndante për dekada Gjermaninë Perëndimore me atë Lindore. Rrëzimi i......

Turqia gjobit Amazon me 2 milionë lira për shkelje të të dhënave!
Bordi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Turqisë (KVKK) ka gjobitur Amazon.com, duke hapur platformën e re të lojërave Twitch me 2 milionë lira (58,000......

Sa të ardhura shkojnë për qira për qytetarët me paga minimale në Europë?
"Strehimi, uji, energjia elektrike dhe gazi" përbënin pjesën më të madhe të shpenzimeve të familjeve në BE. Në vitin 2022, gati një e katërta e të gjitha......

Qeveria holandeze shmang kolapsin pas dorëheqjes së sekretarit të shtetit!
Qeveria holandeze e dominuar nga lideri i së djathtës së djathtë, Geert Wilders, i ka mbijetuar - tani për tani - një krizë qeveritare që u përqëndrua në......