Lajme Postuar më 19 Janar 2025, 11:34

“Diella”, e-Albania tashmë me asistenten e re virtuale me zë dhe figurë

Nga Scan TV

“Diella”, e-Albania tashmë me asistenten e re virtuale me

Nga sot, përdoruesit e platformës e-Albania do të ndihmohen në kohë reale nga Diella, asistentja e re virtuale 2.0, e cila do t’u japë përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë. Ky zhvillim shënon një tjetër revolucion në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet shtetërore shqiptare.

Diella e e-Albania, e krijuar nëpërmjet teknologjive inovative, Azure OpenAI dhe modelet më të reja të inteligjencës artificiale nga Microsoft, lehtëson dhe përshpejton marrjen e shërbimit në platformë.
Avatari shfaqet i veshur me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës.

Pas logimit në platformën e-Albania dhe shfaqjes së Asistentit Virtual, këtij të fundit mund t’i drejtoheni me një mesazh zanor për shërbimin elektronik që kërkoni të merrni. Asistenti përpunon kërkesën edhe kur qytetari ose biznesi nuk di saktësisht emërtimin e shërbimit, merr informacionin nga institucioni publik dhe jep përgjigjen në çdo moment, 24/7.

Asistenti Virtual 2.0 vjen një vit pas lançimit të asistentit të parë virtual 1.0, i cili regjistroi më tepër se 1 milion pyetje/përgjigje, të cilat ndihmuan gjithashtu në krijimin e asistentit të ri virtual në një variant të përmirësuar.

Me Diellën Zadrimore, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit regjistron një tjetër sukses në angazhimin për një transformim digjital të thell

Sondazh

Poll

Scan Life 18 Janar Edel Strazimiri

Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?!

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të bëhen vendi i parë që do të ndalojë plotësisht TikTok, shumë të tjerë janë të shqetësuar për lidhjet e platformës......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat