Cilat janë reformat ekonomike në 3 vitet e ardhshëm?/ 5 shtyllat kryesore ku do të ndërhyhet. Nga bizneset, tek transformimi digjital

Qeveria do të vijojë thellimin e reformave të nisura në kuadër të Planit të Rritjes edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Në programin e reformave ekonomike 2026-2028 të publikuar për konsultim publik, Agjenda e Reformave përfshin ndërhyrje ne 5 shtylla kryesore, klima e biznesit, zhvillimi i kapitalit njerëzor, transformimi dixhital, tranzicioni energjetik dhe sundimi i ligjit.
Shtylla e reformave të Klimës së Biznesit dhe Rritja Ekonomike, përqendrohet në modernizimin e marrëdhënies midis bizneseve dhe qeverisë, reduktimin e barrierave administrative dhe krijimin e kushteve të favorshme për rritjen e investimeve dhe produktivitetit. Në këtë shtyllë parashikohen reforma në administratën tatimore, transparencë dhe efiçencë të shërbimeve kadastrale, të drejtat e qarta të pronës dhe sistemet efiçente të regjistrimit. Reformat në kuadrin e investimeve, veçanërisht ato që synojnë tërheqjen e investimeve të huaja direkte, përfaqësojnë një qasje të sofistikuar për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion më konkurrues për kapitalin ndërkombëtar. Këto reforma përfshijnë jo vetëm procedura të thjeshtuara dhe mbrojtje të përmirësuara të investitorëve, por edhe përmirësime themelore në promovimin e investimeve dhe shërbimet e kujdesit pas investimit.
Shtylla e zhvillimit të kapitalit njerëzor e Agjendës së Reformës përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për transformimin e bazës së kapitalit njerëzor të Shqipërisë. Gur themeli i kësaj shtylle është rishikimi gjithëpërfshirës i sistemit të Arsimit dhe Trajnimit Profesional (AAP).
Shtylla e transformimit digjital e Agjendës së Reformës përfaqëson një transformim themelor dhe ndërsektorial që synon revolucionarizimin e mënyrës se si teknologjia integrohet në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Shtylla e tranzicionit energjetik e Agjendës së Reformës përfaqëson një transformim gjithëpërfshirës të sektorit energjetik të Shqipërisë që shkon shumë përtej përmirësimeve tradicionale të infrastrukturës. Kjo shtylle trajton si sfidat e menjëhershme në funksionimin e tregut të energjisë, ashtu edhe objektivat afatgjatë të qëndrueshmërisë, duke balancuar me kujdes nevojat për efiçencë tregu, siguri energjetike dhe mbrojtje sociale.
Reformat e shtetit të së drejtës përfaqësojnë përmirësime themelore të kuadrit institucional që mbështet aktivitetin ekonomik.
Reforma për rritjen e efikasitetit gjyqësor në të gjitha nivelet synon të sigurojë automatizim dhe transparencë të plotë në menaxhimin e çështjeve brenda gjykatave dhe prokurorive publike duke eliminuar shpërndarjen manuale të çështjeve, përmes përdorimit të plotë të e-Albania.
“Ngadalësohen” automjetet elektrike/ Shitjet globale, me rritjen më të vogël që nga shkurti 2024
Shitjet globale të automjeteve elektrike u rritën në nëntor me ritmin më të ngadaltë që nga shkurti i vitit 2024. Kina arriti një nivel të qëndrueshëm,......
Italia, taksë për pakot nga jashtë/ BE Qeveria synon edhe taksa më të larta për transaksionet financiare
Italia planifikon të vendosë një taksë mbi pakot e vogla të mallrave të dërguara nga vendet jashtë BE-së, duke synuar platformat online si Shein, dhe synon......
Financohen projektet e mbrojtjes të BE/ BEI do të rrisë kreditimin përgjatë vitit 2026
Banka Evropiane e Investimeve, krahu i huadhënies i BE-së, do të rrisë huadhënien për projektet e mbrojtjes në 4.5 miliardë euro vitin e ardhshëm nga 3.5......
65.1 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve/ Cili nga autoritetet kontraktore ankohet më shumë në KPP?
Në Buletinin e Komisionit të Prokurimeve Publike, raportohen 97 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat në muajin nëntor. Ndërsa në periudhën 11-mujore,......
Samiti i NATO-s në Tiranë/ Qeveria ngre Task-Forcën dhe Skuadrën Kombëtare për organizimin e eventit
Qeveria ka miratuar ngritjen e Task Forcës Kombëtare për organizimin e Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Ky është samiti i......
Shqiptarët të “fiksuar” pas editimit/ Nga përdorimi i Word te aftësitë e programimit, qytetarët po avancojnë me ritme të shpejta
Aftësitë teknologjike të qytetarëve shqiptarë janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar qartë......
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë zëvendëskryeministren Belinda Balluku
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), të cilat kishin urdhëruar pezullimin nga......
Ibrahimaj: 12 milionë euro për punësimin e të rinjve në 2026, dyfishim i fondeve për aftësim dhe sipërmarrje
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në konferencën “RINIA 2030-Punësim, Aftësi, Sipërmarrje”, një takim i dedikuar të......





