Bota Postuar më 4 Janar 2025, 12:30

Zyrtare, SHBA do të sanksionojë kompaninë serbe të naftës Presidenti serb Vuçiç: Ma konfirmoi një zyrtar amerikan

Nga SCAN TV

Zyrtare, SHBA do të sanksionojë kompaninë serbe të

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, ka konfirmuar se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez, e ka lajmëruar që SHBA do të vendosë sanksione kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

“Ata do të vendosin sanksione, jo vetëm financiare, por sanksione të plota ndaj kompanisë NIS. Këto nuk do të jenë sanksione kundër kompanive që janë në pronësi ruse, apo që financohen nga bankat ruse, por do të jenë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanisë tonë NIS”, ka thënë Vuçiç në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

Presidenti serb është takuar gjatë ditës edhe me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe mes tjerash ka thënë të ketë diskutuar edhe për këtë temë. Sipas Vuçiç, Uashingtoni do t’i japë Serbisë afat prej 30 ditësh për “të rishikuar situatën dhe të për të marrë veprime, dhe brenda 60 ditëve të përfundojë gjithçka”.

Vuçiç ka thënë më 13 dhjetor se SHBA-ja do të vendoste sanksione ndaj NIS-it brenda ditësh, për shkak se kjo kompani, që dikur ka qenë shtetërore, tani është në duart ruse.

Prej viti 2008, NIS-i është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë futur Gazprom Neft në listen e zezë më 2014, pasi Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Gazprom, ndërkaq, nuk është në listën e sanksioneve të Perëndimit. Pavarësisht përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e funrizimit, pas nisjes së luftës në Ukrainë, Serbia vazhdon të jetë ndjeshëm e varur nga burimet ruse të energjisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat