Bota Postuar më 6 Maj 2025, 14:50

“Zhvillimi global u ngadalësua në 2024” - Raporti i OKB-së paralajmëron për sfidat ekonomike dhe rreziqet e “IA”

Nga Kristi Ceta

“Zhvillimi global u ngadalësua në 2024” - Raporti i

Progresi në zhvillimin global u ngadalësua në vitin 2024, duke ngritur shqetësime se arritjet në vitet e fundit mund të jenë duke rënë, sipas një raporti të ri të OKB-së.

Raporti vjetor i Indeksit të Zhvillimit Njerëzor që lidhet me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara tha se pavarësisht rimëkëmbjes së parë pas pandemisë COVID-19 deri në vitin 2023, rritja e jetëgjatësisë dhe e të ardhurave po ngecin dhe konfliktet po shtohen.

Kreu i Programit paralajmëroi se ky ngadalësim "shqetësues" mund të shkaktojë “rrëshqitjen me dekada të zhvillimit njerëzor, duke e bërë botën tonë më pak të sigurt, më të ndarë dhe më të prekshme ndaj goditjeve ekonomike dhe ekologjike".

Shkurtimet e fundit të ndihmës ndërkombëtare nga disa vende, sidomos nga Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, do t’i përkeqësojnë pasojat.

Raporti paralajmëroi epokën e inteligjencës artificiale (IA) duke thënë se ajo ofron shpresë për rigjallërimin e zhvillimit, por paralajmëroi se përfitimet e saj duhet të ndahen në mënyrë të drejtë për të shmangur thellimin e përçarjeve.

Ai vuri në dukje se qasja në teknologji është e kufizuar në vendet më të varfra krahasuar me ato më të pasura.

"Vendet me të ardhura të larta si Shtetet e Bashkuara, Republika e Koresë, Japonia dhe Gjermania, kanë infrastruktura digjitale të mirëthemeluara, duke u dhënë atyre një avantazh të madh në zhvillimin e teknologjisë", tregojnë të dhënat, duke theksuar se investimi më i madh global në këtë sektor u hodh në SHBA në vitin 2024, duke përbërë 70.2%.

Sipas organizatës, “nëse nuk arrijmë t'i trajtojmë padrejtësitë dhe përçarjet që vazhdojnë sot, inteligjenca artificiale vetëm sa do t'i forcojë ato më tej".

Në renditjen e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, Islanda dhe Norvegjia kryesuan listën, ndërsa Gjermania dhe Suedia ndanë vendin e pestë.

SHBA-të u renditën të 17-at, pak poshtë Kanadasë. India dhe Bangladeshi u barazuan në vendin e 130-të, me Pakistanin në vendin e 168-të.

Nga të gjitha rajonet, Azia Jugore dhe Afrika Subsahariane reflektuan më pak zhvillim, sipas raportit që vlerëson progresin në tre fusha kryesore: shëndeti dhe jetëgjatësia, njohuritë dhe standardi i jetesës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat