Zgjerimi i “IA” kërcënon mjedisin- Emetimet e gjigantëve të teknologjisë u rritën me 150% në tre vjet
Emetimet indirekte të karbonit nga operacionet e katër prej kompanive kryesore të teknologjisë të fokusuara tek inteligjenca artificiale u rritën mesatarisht me 150% në periudhën 2020-2023. Kjo ka ardhur për shkak të kërkesës së lartë për energji që kanë qendrat e të dhënave, theksoi një raport i Kombeve të Bashkuara.
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Meta rriti ndjeshëm emetimet indirekte globale, sipas të dhënave. Emetimet indirekte përfshijnë ato të gjeneruara nga energjia elektrike e blerë, avulli, procesi i ngrohjes dhe ftohjes që realizohet nga një kompani.
Emetimet operative të karbonit të Amazon u rritën më shumë me 182% në vitin 2023 krahasuar me tre vjet më parë, ndjekur nga Microsoft me 155%, Meta me 145% dhe Alphabet me 138%, sipas raportit.
Meta, që zotëron Facebook dhe WhatsApp, ka deklaruar se po punon për të zvogëluar emetimet, energjinë dhe ujin e përdorur për të furnizuar me energji qendrat e saj të të dhënave.
Ndërsa Amazon tha se synon të investojë në projekte të reja pa karbon, duke përfshirë energjinë bërthamore dhe të rinovueshme. Microsoft theksoi në raportin e vet të qëndrueshmërisë se kishte dyfishuar shkallën e kursimit të energjisë vitin e kaluar dhe po kalon drejt modeleve të ftohjes së lëngshme në nivele çipesh, në vend të sistemeve tradicionale, për të reduktuar sasinë e energjisë së nevojshme.
Ndërsa investimet për inteligjencën artificiale rriten, emetimet e karbonit nga këto sisteme parashikohen të arrijnë deri në 102.6 milionë tonë ekuivalentë dioksid karboni në vit, thuhet në raport.
Qendrat e të dhënave mund të ushtrojnë gjithashtu presion mbi infrastrukturën ekzistuese të energjisë. “Përdorimi i energjisë elektrike nga këto qendra po rritet katër herë më shpejt se zgjerimi i konsumit të përgjithshëm", zbuloi raporti.

Forcat shqiptare vijojnë stërvitjen në “Defender 25”- Rama: Programi më i madh dhe kompleks i dekadës së fundit
Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë stërvitjen e tyre në kuadër të “Defender 25” në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në......

Për çfarë kërkojnë të financohen më shumë fermerët?- Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Fermerët kanë pasur interes të lartë për të përfituar subvencione përgjatë këtij viti. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri......

Pensionistët, përjashtim nga taksa e pronës- Plani/ Bashkitë do të japin kartën për të moshuarit, heqje e taksës së automjeteve
Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, qeveria planifikon të krijojë lehtësi fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksa e pasurive të patundshme......

Posta Shqiptare, sërish i vetmi ofrues i shërbimit universal?- Në korrik i mbaron kontrata. AKEP po shqyrton operatorë të tjerë të mundshëm
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po shqyrton mundësinë që shërbimi universal në Shqipëri të mos ofrohet vetëm nga Posta Shqiptare, por edhe......

Qeveria shtrëngon kriteret për kazinotë- Ministria e Turizmit do të certifikojë hotelet me 5 yje
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, ndryshime janë parqitur për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës si dhe të kritereve shtesë për të gjithë......

Tarifat nuk i “frikësojnë” kompanitë amerikane në Kinë- AmCham: Vetëm 13% planifikojnë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera
Shumica e kompanive amerikane në Kinë nuk planifikojnë të largohen nga vendi pavarësisht sfidave të paraqitura nga tarifat, sipas një ankete nga Dhoma......

Meta siguron energjinë për “IA”- Arrin marrëveshje me një impiant bërthamor për 20 vjet
Meta njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të mbajtur një reaktor bërthamor të një kompanie amerikane të shërbimeve në Illinois në funksion për 20......

Shqipëria, e para në Evropë për flukset turistike - Kumbaro: Rritje me 136%. Konfirmon suksesin e modelit shqiptar të turizmit
Edhe në tremujorin e parë të 2025, Shqipëria është renditur e para në Evropë për sa i përket mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve. Sipas të dhënave nga......