YouTube, lider i industrisë mediatike në SHBA/ Platforma do të përdorë inteligjencën artificiale për të dominuar ekranet
Në ditëlindjen e tij të 20-të, YouTube është krejtësisht ndryshe nga platforma e thjeshtë e videove për përdorues amatorë që postonin klipet e tyre me buxhet të ulët. Me 2.7 miliardë përdorues, YouTube është bërë mënyra më popullore amerikane për të parë televizor dhe pritet të kalojë këtë vit të ardhurat mediatike të liderit të industrisë, Disney.
Drejtuesit e platformës në pronësi të Alphabet kanë prezantuar vizionin e tyre se si YouTube do të dominojë ekranet në dekadat e ardhshme, me ndihmën e inteligjencës artificiale. Gjatë eventit, platforma promovoi krijuesit e videove dhe theksoi se ata janë e ardhmja e medias, pasi tani mund të punojnë pa kufizimet e vendosura nga drejtuesit tradicionalë. Ata do të ndihmohen nga një disa mjete të fuqizuara me inteligjencë artificiale që do të rindërtojnë procesin e prodhimit ose do të krijojnë përmbajtje krejtësisht të re, një koncept që Hollivudi e kundërshtoi gjatë grevës së gjatë në 2023.
Burimet zyrtare hodhën poshtë idenë se teknologjia inovatore do të zëvendësojë vendet e punës në këtë sektor. “Këto janë vetëm mjete dhe asgjë më shumë,” thanë ata. “Asnjë studio, rrjet televiziv, kompani teknologjike apo mjet i inteligjencës artificiale nuk do të zotërojë të ardhmen e industrisë.” Krijimi i videove në YouTube duhet parë si një “rrugë karriere e qëndrueshme, e respektueshme dhe e besueshme” ndërsa teknologjia do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në procesin e krijimit gjatë 20 viteve të ardhshme, u shprehën ata.
Me mbështetjen financiare të Google, YouTube ka zgjeruar avantazhin ndaj Disney-t, i cili dominoi tregun për pjesën më të madhe të vitit 2024. Në korrik, YouTube përbënte 13.4% të shikueshmërisë në SHBA, ndërsa Disney 9.4%. Analistët parashikojnë se të ardhurat e platformës këtë vit do të kalojnë ato të Disney-t, që vitin e kaluar arriti të fitonte afërsisht 60 miliardë dollarë nga media.

Taksat e ulëta apo shërbimet publike/ Cilat preferohen më shumë nga qytetarët evropianë?
Do të paguanit më shumë taksa për shërbime publike më të mira apo do të pranonit shërbime më të dobëta në këmbim të kontributeve më të ulëta? Qytetarët......

Bypass-i i Sarandës, shpallet fituesi për ndërtimin/ 1.77 mld lekë për fazën I, pritet të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik
Me një ofertë prej rreth 1.77 mld lekë, kompania “Gjoka Konstruksion” është shpallur fituese për ndërtimin e bypass-it të Sarandës. Në garë morën pjesë edhe......

SHBA, Rezerva Federale ul normën e interesit/ Vendimi i Fed synon të frenojë dobësimin e tregut të punës
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara uli normat e interesit me 0.25 pikë përqindje dhe sinjalizoi se do të vazhdojë t’i ulë ato gradualisht në pjesën e......

SHBA, mbi 200 mld USD investime në Britani/ Takimi Trump-Starmer, fokusi te çështjet globale politike
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Kryeministrin britanik Keir Starmer për bisedime që synojnë më shumë çështjet globale politike, si dhe......

“Falen detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet”/ Nga Paqja Fiskale te 30 mld lekë në vit të ardhura tatimore, objektivat e Rama 4
Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të......

3 marina turistike dhe aeroport në Gjirokastër/ Programi 2025-2029 për infrastrukturën portuale dhe aeroportuale
Ndërtimi i Portit të ri Tregtar në Porto Romano, 3 marina turistike për Sarandën, Vlorën dhe Kepin e Rodonit, si dhe operimi i aeroporteve të Vlorës dhe......

Rritje e auto-faturimit të fermerëve në 19 mln euro/ Tatimet: 57% më shumë fermerë aktivë në sistem
Administrata Tatimore ka raportuar një rritje të dukshme në procesin e auto-faturimit të fermerëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.......

Fjala e Ramës në Kuvend: Revolucioni digjital do të shtrihet më tej edhe në fusha të tjera
Parlament, fjala e Kryeministrit Edi Rama I nderuar Kuvend i Shqipërisë! Të nderuar miq dhe të ftuar! Lejomëni në fillim që si folës i parë i kësaj......